Zëvendësministrja Shala takoi përfaqësuesit për Çështje Gjinore nga EULEX-i, OSBE-ja, UNMIK-u, KE dhe KFOR-i.

U mbajt takimi mes znj. Nita Shala, zëvendësministre dhe Koordinatore Nacionale kundër Dhunës në Familje me Këshilltaret për Çështje Gjinore nga EULEX-i, OSBE-ja, UNMIK-u, Këshilli i Evropës dhe KFOR-i.

Zëvendësministrja/ Koordinatorja Nacionale Kundër Dhunës në Familje, Dr. Nita Shala, priti në takim këshilltarët për çështje gjinore nga EULEX-i, OSBE-ja, UNMIK-u, Këshilli i Evropës dhe KFOR-i.

Zëvendësministrja i informoi mbi prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe aktivitetet e parapara për parandalimin dhe përgjigjen sa më të drejtë institucionale në rastet e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Në këtë takim shumë produktiv u diskutua mbi aktivitetet dhe mundësitë e bashkëpunimit për të adresuar në mënyrë sa më efikase parandalimin, trajtimin e viktimave dhe përgjigjen ndaj fenomenit të dhunës në familje.