Zyrtarisht ky është kandidati i PDK-së për këtë komunë të madhe

Tashmë zyrtarisht Zenun Pajaziti do të jetë kandidati i PDK-së për të parin e Gjilanit. Pajaziti ka njoftuar se mbrëmë dega e PDK-së në Gjilan ka vendosur unanimisht për kandidaturën e tij.

Ai ka drejtuar akuza ndaj kryetarit aktual të Gjilanit, Lutfi Haziri duke thënë se më 22 tetor PDK-ja do ti jap fund periudhes se izolimit të Gjilanit dhe Anamoravës. Thotë se qytetarët nuk janë trajtuar mirë dhe janë nëpërkëmbur. Premton fuqizimin e Anamoravës.

“Qytetarët e Gjilanit nuk e kanë merituar këtë trajtim dhe nëpërkëmbje. Do të punoj pa u ndalur asnjë moment, që Gjilani dhe Anamorava të fuqizohen dhe zhvillohen sa më shumë sepse qytetarët tanë janë më punëtorët dhe kanë traditë të punës”, është zotuar Pajaziti.

Tutje Pajaziti është shprehur në FB se këtë përgjegjësi e ka pranuar menjëherë dhe se ka dëshirë ta qeverisë qytetin e tij.

Ai thotë se ekipi i tij është angazhuar në hartimin e platformës qeverisëse bashkë me qytetarët.

“Nga bashkëbisedimet në secilën lagje të qytetit dhe në të gjitha fshatrat tona, në mënyrë që propozimet e qytetarëve të bëhen pjesë e programit qeverisës për katër vitet e ardhshme”, ka përfunduar Pajaziti.