Aksident i rëndë me të lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë e kësaj tre persona kanë pësuar lëndime trupore

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në Kllokot, ku në aksident janë përfshirë dy automjete me tabela vendore, me vozitës meshkuj, bën të ditur policia.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar njëri vozitës si dhe dy pasagjere femra K/Shqiptare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa një nga pasagjerët si pasojë e lëndimeve të rënda trupore dërgohet për tretman të mëtejmë mjekësor në repartin e ortopedisë – QKUK”, theksohet në raportin e PK’së.

Me vendimin e prokurorit njëri vozitës i dyshuar pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

SHPËRNDAJE