Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shëndetësia me probleme bazike, pacientët në listat e pritjes së QKUK-së që nga viti 2018

20/05/2023 - 22:28
në Kryesore, Lajme
A A
Shëndetësia me probleme bazike, pacientët në listat e pritjes së QKUK-së që nga viti 2018
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shëndetësia kosovare vazhdon të ballafaqohet me probleme të ndryshme. Mungesa e profesionistëve dhe e aparaturave ka shkaktuar vështirësi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në institucionet publike. Për shërbime të caktuara ka raste kur qytetarët presin nga viti 2018. Shoqata e Pacientëve kërkon më shumë transparencë.

Pacientët që kërkuan shërbime të caktuara në Klinikën e Ortopedisë 5 vjet më parë, ende janë duke pritur.

Me të njëjtin problem po përballen edhe të tjera klinika, ndonëse janë krijuar grupe punuese për revidimin e listave. Një nga arsyet është mungesa e stafit, materialit shpenzues apo aparaturave.

Gazmend Spahia, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë, thotë se ka pak staf krahasuar me kërkesat e klinikave. Thotë se janë detyruar t’i shpeshtojnë edhe kujdestaritë.

“Jemi 45 anesteziolog dhe ky është numër i vogël që duhet të ndahet në 34 njësi brenda QKUK-së. Klinika e Ortopedisë ka më së shumti kërkesa dhe tash me objektin e ri kanë shtuar kapacitetet por ne nuk kemi shtuar numrin e anesteziologëve”, tha Gazmend Spahia, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë

Pritje ka edhe për shërbime radiologjike, ndërkohë edhe numri i këtyre profesionistëve nuk konsiderohet i mjaftueshëm pasi nga QKUK-ja duhet të asistojnë në spitalet rajonale.

“Kërkesat në klinikën e radiologjisë ende janë shumë të larta ku brenda ditës vijnë deri në 50 kërkesa për ekzaminim me rezonancë magnetike. Kemi zbut listën e pritjes”, tha Shkëndije Nuza, drejtoreshë e Klinikës së Radiologjisë.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve ka kërkuar më shumë transparencë në krijimin e listave.

“Duhet të menaxhohen pak më ndryshe dhe listat duhet të jenë më transparente normalisht të kodifikuara për të ruajtur privatësinë”, tha Besim Kodra nga PRAK.

Kodra konsideron se duhet shmangur mundësitë për keqpërdorim në krijimin e listave pasi dëmtohen qytetarët që detyrohen të harxhojë shuma të mëdha parash në institucionet private./RTK/

JU REKOMANDOJMË

Rasti i Arlinda Zekajt, nesër intervistohet Gazmend Muhaxheri

Rasti i Arlinda Zekajt, nesër intervistohet Gazmend Muhaxheri
17/11/2026 - 22:59

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje pritet të intervistojë nesër...

Më shumëDetails

Haxhiu: Majeni n’mend, ata shokët e mi kanë me u harru në burg, e s’ka me thënë kush me ua çelë derën

Haxhiu: Majeni n’mend, ata shokët e mi kanë me u harru në burg, e s’ka me thënë kush me ua çelë derën
17/11/2026 - 22:40

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Pressing” në T7, ka komentuar procesin gjyqësor në Hagë dhe dënimin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Haxhiu ka...

Më shumëDetails

“As bateri, as filtra, as bojlera, as rrymë“, Eman Rrahmani i kërkon ministres të shkojë në shtëpi: E more në qafë një popull

“As bateri, as filtra, as bojlera, as rrymë“, Eman Rrahmani i kërkon ministres të shkojë në shtëpi: E more në qafë një popull
17/11/2026 - 22:31

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas lajmit se projekti për ndërtimin e sistemeve të baterive për ruajtjen e energjisë elektrike në Kosovë është shtyrë për vitin...

Më shumëDetails

“Ligji i propozuar nga PDK-ja është i gabuar – dënimi i dytë në Hagë i bën presion Apelit“, thotë Baton Haxhiu

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.
17/11/2026 - 22:02

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Pressing” në T7, ka komentuar edhe dënimin e dytë të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se ky vendim mund t’i bëjë...

Më shumëDetails

Isni Kilaj flet pas lirimit: Vendimi i sotëm ishte …

Isni Kilaj lirohet me kusht nga Gjykata Speciale
17/11/2026 - 21:52

Pas shpalljes së pafajshëm nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, në një deklarim për RTK-në, ka vlerësuar se procesi gjyqësor ndaj tij dhe...

Më shumëDetails

Skandal në “Durmart”? Qytetari pretendon se bleu petë të mykura për dyner (Foto)

Skandal në “Durmart”? Qytetari pretendon se bleu petë të mykura për dyner (Foto)
17/11/2026 - 21:22

Rrjeti i marketeve “Durmart” po vazhdon me skandale në shitjen e produkteve duke mashtruar qytetarët, herë me çmime ndryshe  në raft e ndryshe tek arka, por kësaj radhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

    Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Triovetura” gjobitet me 3 mijë € pasi shiti veturën pa kutinë e ndihmës së parë e kompresorin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Paralajmërimi i fundit: Erëra të forta këtë ditë e presin Kosovën

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë