Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shëndetësia me probleme bazike, pacientët në listat e pritjes së QKUK-së që nga viti 2018

20/05/2023 - 22:28
në Kryesore, Lajme
A A
Shëndetësia me probleme bazike, pacientët në listat e pritjes së QKUK-së që nga viti 2018
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shëndetësia kosovare vazhdon të ballafaqohet me probleme të ndryshme. Mungesa e profesionistëve dhe e aparaturave ka shkaktuar vështirësi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në institucionet publike. Për shërbime të caktuara ka raste kur qytetarët presin nga viti 2018. Shoqata e Pacientëve kërkon më shumë transparencë.

Pacientët që kërkuan shërbime të caktuara në Klinikën e Ortopedisë 5 vjet më parë, ende janë duke pritur.

Me të njëjtin problem po përballen edhe të tjera klinika, ndonëse janë krijuar grupe punuese për revidimin e listave. Një nga arsyet është mungesa e stafit, materialit shpenzues apo aparaturave.

Gazmend Spahia, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë, thotë se ka pak staf krahasuar me kërkesat e klinikave. Thotë se janë detyruar t’i shpeshtojnë edhe kujdestaritë.

“Jemi 45 anesteziolog dhe ky është numër i vogël që duhet të ndahet në 34 njësi brenda QKUK-së. Klinika e Ortopedisë ka më së shumti kërkesa dhe tash me objektin e ri kanë shtuar kapacitetet por ne nuk kemi shtuar numrin e anesteziologëve”, tha Gazmend Spahia, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë

Pritje ka edhe për shërbime radiologjike, ndërkohë edhe numri i këtyre profesionistëve nuk konsiderohet i mjaftueshëm pasi nga QKUK-ja duhet të asistojnë në spitalet rajonale.

“Kërkesat në klinikën e radiologjisë ende janë shumë të larta ku brenda ditës vijnë deri në 50 kërkesa për ekzaminim me rezonancë magnetike. Kemi zbut listën e pritjes”, tha Shkëndije Nuza, drejtoreshë e Klinikës së Radiologjisë.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve ka kërkuar më shumë transparencë në krijimin e listave.

“Duhet të menaxhohen pak më ndryshe dhe listat duhet të jenë më transparente normalisht të kodifikuara për të ruajtur privatësinë”, tha Besim Kodra nga PRAK.

Kodra konsideron se duhet shmangur mundësitë për keqpërdorim në krijimin e listave pasi dëmtohen qytetarët që detyrohen të harxhojë shuma të mëdha parash në institucionet private./RTK/

OSE

JU REKOMANDOJMË

Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën e peshqve në Istog

Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën e peshqve në Istog
21/11/2026 - 16:18

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Istog, ku një person është gjetur pa shenja jete në një fermë për kultivimin e peshqve. Viktima është...

Më shumëDetails

“Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot, Baca Jakup” – Endrit Thaçi publikon foton e Jakup Krasniqit në ditën e fundit të vizitës

“Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot, Baca Jakup” – Endrit Thaçi publikon foton e Jakup Krasniqit në ditën e fundit të vizitës
21/11/2026 - 15:09

Endrit Thaçi, djali i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndare në rrjete sociale foton e Jakup Krasniqit. Thaçi përmes një storie në instagram ka mbishkruar se...

Më shumëDetails

Pas shpalljes i pafajshëm në Hagë, Isni Kilajn e vizitojnë vëllezërit e ish-presidentit Thaçi

Pas shpalljes i pafajshëm në Hagë, Isni Kilajn e vizitojnë vëllezërit e ish-presidentit Thaçi
21/11/2026 - 14:19

Isni Kilaj, i cili u shpall i pafajshëm në Hagë për pengim të drejtësisë, ka bërë të ditur se sot është vizituar nga vëllezërit e ish-presidentit të Kosovës,...

Më shumëDetails

Policia e Kosovës përgatit 175 zyrtarë për përballimin e turmave

Policia e Kosovës përgatit 175 zyrtarë për përballimin e turmave
21/11/2026 - 13:52

Gjithsej 175 zyrtarë policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH) kanë përfunduar me sukses trajnimin profesional në modulin “Ballafaqimi me Turma”, duke u certifikuar pas përmbylljes së...

Më shumëDetails

Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog

Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog
21/11/2026 - 13:06

Zymer Blakaj është personi që u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog....

Më shumëDetails

Gjendet i vdekur një punëtor në një fermë peshqish në Istog

Vrasja e grabitësit të argjendarisë, “aktivizohet” edhe drejtori i Policisë së Kosovës- shkon në vendin e ngjarjes
21/11/2026 - 12:53

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e së shtunës në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog. Lajmin e ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Incident në vizitën e Jakup Krasniqit: Dyshohet se pjesëtari i EULEX-it i drejtoi armën familjarit të tij (VIDEO)

    Incident në vizitën e Jakup Krasniqit: Dyshohet se pjesëtari i EULEX-it i drejtoi armën familjarit të tij (VIDEO)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro për certifikatat shëndetësore të lejeve të armëve, mungonin dosjet e kandidatëve

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Policia dhe AKI me aksion të madh në Mitrovicë: Sekuestrohen kokainë e para

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kredia shndërrohet në sherr mes bashkëshortëve – Burri rrah gruan, qytetarët filmojnë ngjarjen

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë