Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Në mëngjes pritet të ketë mjegull e cila në disa lokalitete mbetet e qëndrueshme. Edhe ngrica të dobëta parashihen në shumë zona, kryesisht në rrugë dytësore dhe të pakryposura, njofton Klan Kosova.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius.

SHPËRNDAJE