Prishtina Weather ka treguar se si do të jenë temperaturat në dy ditët e ardhshme në Kosovë.
Të premten do të shtohen vranësirat, më vonë pasdite dhe në mbrëmje priten riga lokale shiu
Ndërkaq të shtunën, do të jetë ftohët me reshje shiu dhe bore.
Temperaturat në vise të ulëta do të lëvizin në mes të 0 deri në 7 gradë celsius, teksa në ato malore -7 deri në -2 gradë celsius.
Njoftimi i plotë:
3.03.2022 – Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
Vransirat në shtim ditën e premte, më vonë pasdite dhe në mbrëmje priten riga lokale shiu, e krejt në vise malore në jug dhe perëndim të vendit edhe reshje të dobëta bore. Në fundjavë më ftohtë, kryesisht vranët dhe me të reshura shiu e bore, derisa gjatë mbrëmjes shndërrohen në borë.
4.03.2022 – Paradite intervale me diell. Gjatë ditës shtim i vransirave, e në mbrëmje nga Dukagjini mundësi për riga lokale shiu, e në vise malore reshje të dobëta bore. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga -2C deri 8C, e në vise malore nga -8C deri 0C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s. Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta.
5.03.2022 – Ftohtë, kryesisht vranët, kohëpaskohe me reshje shiu dhe bore edhe në vise të ulëta. Në vise malore vetëm reshje bore. Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 0C deri 7C, e në vise malore -7C deri -2C. Era do të mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-10m/s. Indeksi i cilësisë do të kalojë edhe në vlera të pranueshme, vetëm orëve të mbrëmjes me praninë e qetësive, ndotësit ajror mund të shënojnë rritje të koncentrimeve e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.