
Në prill të këtij viti, PDK-ja, dega në Gjilan, kishte bërë të ditur se do ta denonconte kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për shkak se i njëjti ka lejuar që të uzurpohet hyrja e banorëve të një banese në qendër të Gjilanit.
Përkundër ankesave të qytetarëve të cilët kanë reaguar për uzurpimin e pronës publike, ndërtimi në këtë hapësirë u nis dhe përfundoi brenda tri ditëve.
Nga PDK thanë se pronari i këtij lokali është Murtez Hyseni, familjar i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
“Alban Hyseni e bënë axhën me lokal afarist, e lejon të uzurpoj hyrjen e banorëve të një banese në qendër të Gjilanit. Murtez Hyseni gjatë këtij vikendi u bë me lokal afarist në qendër të Gjilanit, qytetarët reaguan por inspeksioni ka heshtur me urdhër të kryetarit të komunës Alban Hyseni. Uzurpimi dhe ndërtimi u nis dhe u përfundua për tri ditë”, shkruan PDK.
Në fotografitë e siguruara tash së fundi, ky lokal është i përfunduar.



Por kush është në të vërtetë Murtez Hyseni?
Murtez Hyseni, familjar i kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, dyshohet se është përfshirë edhe në kontrabandë me celularë.
Murtezi është parë bashkë me Albanin edhe në vizitat që ky i fundit i ka bërë në terren. Ata të dy shihen bashkë gjatë një vizite në kompaninë ndërtimore “Ceni Company”.



Vizita është realizuar më 17 shtator në kuadër të fushatës zgjedhore. Fillimisht kryetari Hyseni i kishte publikuar në Facebook fotografitë nga vizita te kompania ku shihej edhe Murtezi, mirëpo më pas këtë postim e ka hequr nga ky rrjet social.


Po ashtu Murtezi dhe Albani shihen bashkë edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Njoftimi i Doganës së Kosovës më 20 shtator për rastin e kontrabandës
Por t’i kthehemi dyshimit për kontrabandë të Murtez Hysenit. Hyseni është pronar i një kompanie që merret me pajisje të komunikimit e regjistruar në ARBK si “Tezi Tech SHPK”.
Më 20 shtator të këtij viti, Dogana e Kosovës në kuadër të bashkëpunim me njësitin e informacionit pasagjereve – NJIP, ku bëjnë pjese Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës gjatë një operacioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, zyrtarët doganorë kanë parandaluar tri raste të tentim kontrabandës, ku dy prej tyre me telefona dhe një mosdeklarimit të mjeteve monetare.
Gjatë kontrollit të një pasagjeri që vinte nga një linjë ndërkombëtare, zyrtarët doganorë kanë zbuluar disa telefona të fshehur në trupin e tij, të cilët dyshohet se ishin të destinuar për tregun e zi.
Gjithashtu edhe tek një udhëtar tjetër janë gjetur telefona të mençur gjatë tentim kontrabandës.
Po ashtu, gjatë kontrollit të bagazhit të të njëjtit pasagjer, janë gjetur 36,500 euro të padeklaruara, prej të cilave 9,000 euro janë konfiskuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon qarkullimin e mjeteve monetare në kufi.
Sipas krahasimit të fotografive të publikuara nga Dogana e Kosovës dhe atyre që Murtez Hyseni shihet në shoqërinë e Alban Hysenit, ka ngjashmëri të madhe, mirëpo zyrtarisht një gjë e tillë nuk është konfirmuar. /Ballkani.info/