Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

25/02/2026 - 14:09
në Lajme
A A
1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pronari i “Prishtina Taxi”, Driton Restelica, po dyshohet se ka mashtruar për një pronë pranë “Spitalit Aloka” pronarin e kësaj të fundit, Halit Malokun. Vlera e dëmit që Restelica dhe tre të akuzuar të tjerë, sipas akuzave, është mbi 1,5 milion euro. Dosja e Prokurorisë prezanton një skemë të mirëmenduar mashtrimi, përmes dokumenteve të rreme nga Serbia, me qëllim të përfitimit milionësh, të ndarë në përqindje për Restelicën dhe të tjerët.

Dosja e Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, protagonist e prezanton biznesmenin Muhamet Melin, pronar të “Home Trade Agency”. Sipas organit akuzues, Meli përgjatë tetorit të 2025-ës ka falsifikuar një dokument publik si pasaportë të Serbisë dhe e ka përdorur të dhënat e një të dëmtuari dhe fotografinë e një personi tjetër.

Biznesmeni në fjalë me këtë dokument të falsifikuar ka hapur xhirollogari në Raiffeisen Bank dhe e ka përdorur për ta noterizuar kontratën për shitjen e një toke prej gjithsejtë 36,28 ari ndaj të dëmtuarit Halit Maloku, pronarit të “Spitalit Aloka”.

Çdoherë sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, biznesmeni Meli ishte dakorduar me të pandehurit Driton Restelica, pronar i “Prishtina Taxi”, Shpend Bobaj dhe Burhan Zhinipotoku, që të përfitojnë tre për qind të vlerës totale të kësaj prone.

“Të pandehurit Muhamet Meli, Shpend Bobaj, Driton Restelica dhe Burhan Zhinipotoku, së bashku, shkojnë te noterja në Prishtinë dhe, duke e vënë në lajthim të dëmtuarin dhe noteren, i dëmtuari Halit Maloku dhe i pandehuri Muhamet Meli, i paraqitur si i autorizuar, e nënshkruajnë “Kontratën mbi shitblerjen e paluajtshmërisë” për sipërfaqen prej gjithsej 36.28 ari, në vlerë prej 1,578,180.00 euro. Pas kësaj, i dëmtuari Halit Maloku, më datën 06.10.2025, nga llogaria e tij bankare ka transferuar shumën prej 1,578,180.00 euro”, thuhet ndër të tjera në dosjen e Prokurorisë.

Pronari i “Prishtina Taxi”, Driton Restelica, sipas dosjes arrin ta vëjë në lajthitje edhe punëtorin e autorizuar të Komunës së Prishtinës në Zyrën Kadastrale. E paraqiti kontratën e shitblerjes, për të cilën e dinte se ishte lidhur mbi bazë dokumentesh të falsifikuara. Në bazë të kësaj kontrate, zyrtari, duke qenë në lajthim, e regjistroi pronën dhe lëshoi certifikatën e pronësisë në emër të Halit Malokut.

Çka deklaroi në polici i dëmtuari dhe të akuzuarit?

Sipas fjalëve të pronarit të “Spitalit Aloka” në polici, Halit Maloku si i akuzuar u takua më 13 gusht të 2025-ës, në ambientet e Spitalit “Aloka” me Shpend Bobaj, Burhan Zhinipotoku dhe Driton Restelica për shitblerjen e parcelave.

Shpend Bobaj, sipas Malokut, ka deklaruar se parcelat, ndonëse të regjistruara në emër të një personi tjetër, janë në pronësi reale të tij dhe se ka të drejtë t’i shesë, duke pretenduar se posedon autorizim (pa ia paraqitur atë).

Çmimi i dakorduar ka qenë 43,500 euro për ari, në total 1,578,180.00 euro. Për përgatitjen e dokumentacionit ka angazhuar Driton Restelicën. Duke u bazuar në deklarimin e noteres që ka rënë në lajthitje se dokumentacioni është në rregull, në bazë të asaj çfarë Maloku ka thënë në polici, e ka nënshkruar kontratën dhe ka kryer pagesën.

Më 16–17 janar të këtij viti më pas është kontaktuar nga një person nga Zvicra, i cili ka pretenduar se është pronari i vërtetë i pronës.

I dyshuari Muhamet Meli ka deklaruar në polici se fillimisht është takuar me Shpend Bobaj, të cilit i ka thënë se ka një tokë për shitje afër Spitalit “Aloka”. Sipas tij, Shpendi ka kontaktuar me Burhan Zhinipotokun dhe Driton Restelicën, të cilët më pas janë takuar me blerësin Halit Maloku në Prizren. Ka deklaruar se me të dyshuarit e tjerë janë marrë vesh që secili të përfitojë nga 3% e vlerës totale, por sipas tij kjo shumë ende nuk është shpërndarë.

Ndërkaq i pandehuri tjetër Shpend Bobaj ka thënë para policisë se me Halit Malokun është takuar në zyrën e noteres dhe se përmes WhatsApp-it e ka pyetur nëse është kryer pagesa.

I pandehuri Driton Restelica ka deklaruar se merret me patundshmëri dhe se njeh Halit Malokun, Muhamed Tosunin, Muhamet Melin, Shpend Bobaj dhe Burhan Zhinipotokun dhe ka pohuar se ka njohuri për kontratën e shitblerjes.

Burhan Zhinipotoku, i pandehur në rastin ku po dyshohet për mashtrim, ka deklaruar para policisë se merret herë pas here me ndërmjetësim në shitblerje të patundshmërive. Ka pohuar se njeh vetëm Shpend Bobaj dhe Driton Restelicën dhe se ka thënë se s’ka njohuri për këtë kontratë shitblerjeje, ndonëse ka pranuar se do të fitonte shumën prej 3 për qind në rast të shitjes së pronës.

Kërkesa për paraburgim, arsyetimet e Prokurorisë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ia ka parashtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Muhamet Meli, Shpend Bobaj, Driton Restelica dhe Burhan Zhinipotoku.

Të pandehurit dyshohet për veprat penale si në vijim: Falsifikim i dokumentit, legalizim i përmbajtjes së rreme dhe mashtrim. Për këto vepra parashihet dënim deri në 10 vite burgim.

Prokuroria e arsyeton caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit, duke shtuar se Muhamet Meli dhe Shpend Bobaj kanë të kaluar kriminale për vepra të ngjashme.

Po ashtu shton se duke pasur parasysh peshën e dënimit dhe rrethanat, ekziston rreziku real i arratisjes dhe shmangies nga përgjegjësia penale.

JU REKOMANDOJMË

LAJM I MIRË: Mblidhen parat për shërimin e vogëlueshës nga Mitrovica, Bora Azemi

LAJM I MIRË: Mblidhen parat për shërimin e vogëlueshës nga Mitrovica, Bora Azemi
25/02/2026 - 15:01

Është mbledhur shuma e nevojshme për trajtimin e Bora Azemit, duke përfshirë shpenzimet për transport dhe pjesën e mbetur të trajtimit mjekësor. Lajmin e ka bërë të ditur...

Më shumëDetails

Edona Llaloshi do të jetë pjesë e dy komisioneve parlamentare

Edona Llaloshi do të jetë pjesë e dy komisioneve parlamentare
25/02/2026 - 14:49

Edona Llalloshi pasi siguroi mandatin e dytë si deputete, do të ketë edhe dy privilegje të reja në parlament. Këngëtarja dhe deputetja ka njoftuar se do të jetë...

Më shumëDetails

Kirurgët nuk i kursyen grushtet e shkelmat ndaj njëri-tjetrit, kamerat në QKUK kanë filmuar gjithçka

Kirurgët nuk i kursyen grushtet e shkelmat ndaj njëri-tjetrit, kamerat në QKUK kanë filmuar gjithçka
25/02/2026 - 14:46

Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK janë përplasur fizikisht më 26 janar të këtij viti. Në videon që ka publikuar mediumi “Nacionale” shihen dy...

Më shumëDetails

Ky është polici i Tiranës që dyshohet që tentoi të trafikonte 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Ky është polici i Tiranës që dyshohet që tentoi të trafikonte 1 milion euro nga Serbia në Kosovë
25/02/2026 - 14:41

Ky është Aurel Kaziu, efektivi i Policisë së Shtetit që tashmë ndodhet në qendër të një skandali ndërkufitar. Kaziu u pezullua menjëherë nga detyra pasi u ndalua në...

Më shumëDetails

A jeni ju opsioni për president? – Ja çka deklaroi Konjufca

A jeni ju opsioni për president? – Ja çka deklaroi Konjufca
25/02/2026 - 14:35

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është pyetur nga gazetarët nëse ka qenë ai opsioni i partisë për president të ardhshëm të vendit. “A jam unë opsion?...

Më shumëDetails

Deda: Kosova s’ka nevojë për president që mëson zanatin, por për një me dije dhe përvojë në marrëdhënie ndërkombëtare

Vendimi i Kushtetueses, Deda: Bie për toke propaganda e bllokuesve që për teke të tyre mbajtën peng vendin
25/02/2026 - 14:30

Ilir Deda ka deklaruar se Kosova po e harron domethënien e rolit të presidentit, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zgjedhjen e një ministri, por të një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    846 Shpërndaje
    Shpërndaje 338 Tweet 212
  • Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Qytetarët të zhgënjyer me Qeverinë: Premtuan subvencionim mujor të rrymës por këtë muaj nuk u ndihmuan

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    758 Shpërndaje
    Shpërndaje 303 Tweet 190
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë