Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

10-vjet nga marrëveshja në Bruksel, Izvori pikë e mbyllur dhe rruga e dëmtuar

31/03/2025 - 08:24
në Kryesore, Lajme
A A
10-vjet nga marrëveshja në Bruksel, Izvori pikë e mbyllur dhe rruga e dëmtuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhjetë vjet nga ujdia në Bruksel për hapjen e saj, pika kufitare në Izvor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet e mbyllur për shkak të refuzimit nga pala serbe. Ndërsa edhe rruga që e lidhë këtë pikë me fshatin Banjskë të Zveçanit, do të mbetet në gjendje të rëndë për së paku edhe një vit. Për hapjen këtij kalimi kufitar dhe atij në Kapi të Sfircës në Kamenicë, vitin e kaluar, BE-ja konfirmoi se ka marrë përsipër hartimin e një propozimi për funksionalizimin e tyre.

Ky pikë-kalim në zonën kodrinore-malore ndërmjet Zveçanit në Kosovë dhe Novi Pazarit në Serbi, zyrtarisht, nuk i shërbeu asnjëherë qëllimit për të cilin u ndërtua – bazuar në Protokollin Teknik të Brukselit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Në Maj bëhen 10 vjet prej kur Kosova dhe Serbia u dakorduan për ndërtimin dhe hapjen e pikës kufitare prapa meje, këtu në Izvor të Zveçanit, dhe tjetrës në Kapi të Sfricës në Kamenicë, por asnjëra nuk është funksionalizuar për shkak të refuzimit nga Serbia.

Për hapjen e dy pikave të reja kufitare, veçse të gatshme, pati diskutime në kuadër të dialogut në nivel kryenegociatorësh, vitin e kaluar.

Atë kohë, Bashkimi Evropiani kishte konfirmuar se si lehtësues i procesit, kishte marrë përsipër detyrën e jetësimit të ujdisë së para një dekade, duke përgatitur edhe një propozim se si të operacionalizohet hapja.

“Palët veçse janë pajtuar për hapjen e tyre (kalimeve kufitare Izvor dhe Kapi) në të kaluarën. BE-ja, po ashtu, e mbështet hapjen e këtyre kalimeve kufitare dhe BE-ja do të paraqesë një propozim se si të operacionalizojë hapjen”.

Por, ende nuk ka një njoftim për këtë propozim, e as për hapjen e pikave kufitare.

Ndërkohë, edhe për së paku një vit banorë të zonës, policë kufitar të Kosovës e pjesëtarë të KFOR-it do të përballen me gjendjen e rënduar të rrugës 15 kilometërshe që lidhë fshatin Banjskë me pikën e supozuar kufitare.

Përveç segmentit 2 kilometërsh tërësisht gurë e baltë, në dalje të fshatit ku ndodhi sulmi terrorist paramilitar në shtator të vitit 2023, të dëmtuara janë edhe copëza më të shkurtra të pjesës së asfaltuar të rrugës që çon në kufi me Serbinë.

“Asfaltimi i rrugës që lidhë fshatin Banjskë me atë Izvor, përkatësisht pikën kufitare jo funksionale atje, është buxhetuar tek për vitin 2026”.

Për këtë janë paraparë afër 672 mijë euro, investim nga niveli qendror. [background: ligji për buxhetin]

Jo larg kufirit, në këtë rrugë që për vite me radhë ishte një nga vijat kryesore të kontrabandës në veri dhe një pjesë të së cilës dyshohet se në shtator 2023 e përdori Milan Radojçiq dhe grupi i tij terrorist, tashmë është stacionuar Policia e Kosovës dhe janë shtuar patrullat e KFOR-it.

Hapja eventuale e pikës kufitare, krahas aspekteve të sigurisë, do të përgjysmonte distancën rrugore ndërmjet Basnjkës dhe Novi Pazarit. /Dukagjini

JU REKOMANDOJMË

Publikohet pamjet kur i vihet flaka një fitnesi në Prishtinë (VIDEO)

Publikohet pamjet kur i vihet flaka një fitnesi në Prishtinë (VIDEO)
09/04/2026 - 00:04

Më 31 mars të këtij viti, dy persona ia kanë vënë flakën një fitnesi në Prishtinë. Në lidhje me këtë rast, policia sot ka njoftuar se ka arrestuar...

Më shumëDetails

OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Kuvendit

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë
08/04/2026 - 23:00

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj përgjigjes që Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë bërë Rezolutës së Kuvendit për ish-krerët e...

Më shumëDetails

Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh

Arrestohet një person në Mitrovicë për sulm seksual
08/04/2026 - 22:50

Sot Policia e Kosovës, konkretisht Ekipi për Gjurmimin e Personave me Fletarrest Vendor dhe Ndërkombëtar njofton se ka realizuar një operacion të suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni është...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK-së: Ne i kishim 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate

Pas pak takimi i Osmanit me liderët partiakë, çfarë pritet të ndodhë?
08/04/2026 - 22:34

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka deklaruar se kjo parti i kishte pasur të gatshme votat për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente. Sadiku në Debat Plus ka...

Më shumëDetails

Demolohet Posta e Kosovës në Vushtrri – dera thyhet, alarmet shkatërrohen, dyshime për hyrje me çelës

Demolohet Posta e Kosovës në Vushtrri – dera thyhet, alarmet shkatërrohen, dyshime për hyrje me çelës
08/04/2026 - 22:17

Një rast i rëndë i dëmtimit të pasurisë është zbuluar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, ku është dëmtuar një objekt i Postës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Rasti...

Më shumëDetails

“Kurti njihet për eliminim”-Haradinaj ia përmend Kurtit të larguarit nga VV: I erdhi radha Osmanit

“Kurti njihet për eliminim”-Haradinaj ia përmend Kurtit të larguarit nga VV: I erdhi radha Osmanit
08/04/2026 - 22:04

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për praktika të eliminimit të figurave kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje. Haradinaj tha...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, zbulohen detaje të reja arrestohet edhe një person!

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Çmimi i naftës, ja çka thotë ministrja Kusari-Lila?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ndërron jetë lideri i ri suprem i Iranit, konfirmohet nga ushtria amerikane

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kurti merr vendim: Ky është zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë