Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 104, Roni Kosmann, ka marrë mbështetje të fuqishme në tubimin e kësaj partie në Mitrovicë.
Kosmann, i cili është biznesmen i suksesshëm i kthyer nga Zvicra dhe me përvojë shumëvjeçare në fushën e mjekësisë, ekonomisë, marketingut dhe menaxhimit të kompanive të mëdha në Zvicër, ka marrë përkrahje të madhe nga përkrahës të LDK-së në Mitrovicë, shkruan Veriu.info.
Ai garon me numër 104 në listën e LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.











