Ish deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu ka vizituar kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës.
Haxhiu ka thënë se të bashkuar dhe të vendosur, ecim drejt fitores së 28 dhjetorit me Bedri Hamzën Kryeministër.
Ndryshe, Bekim Haxhiu kandidon për deputet me numër 109.
Postimi i Bekim Haxhiu:
Sot e urova Gjeneral Sami Lushtakun për marrjen e detyrës si Kryetar i Komunës së Skenderajt.
Të bashkuar dhe të vendosur, ecim drejt fitores së 28 dhjetorit me Bedri Hamzën Kryeministër.
Është koha për unitet, veprim dhe zhvillim për Kosovën dhe për çdo qytetar.














