Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

15483 vota do të transportohen me autobus nga Cyrihu në Prishtinë, ngritët alarmi për “manipulim”

03/02/2025 - 17:57
në Kryesore, Lajme
A A
15483 vota do të transportohen me autobus nga Cyrihu në Prishtinë, ngritët alarmi për “manipulim”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretari organizativ i AAK-së për diasporë, Sokol Mehmetaj, është shprehur i shqetësuar lidhur me organizimin e transportit të votave nga Cyrihu i Zvicrës.

Mehmetaj shkroi në Facebook se votat po transportoheshin në mënyrë të rrezikshme për një periudhë prej të paktën tre ditësh.

“Si mund të sigurohemi që këto vota, të ruajtura në një automjet në tranzit, të mos manipulohen ose ndryshohen gjatë këtij udhëtimi të gjatë? Rreziku i mashtrimit është i lartë dhe kjo vë seriozisht në pikëpyetje besimin e publikut në procesin zgjedhor”, shkroi ai ndër tjerash.

Ai thotë se është e pakuptueshme që KQZ “zgjodhi një transport rrugor kaq të rrezikshëm, kur zgjidhjet më të sigurta dhe më të shpejta, si dërgimi me rrugë ajrore, ishin kryesisht të realizueshme”.

“Transporti ajror jo vetëm që do të kishte siguruar shpërndarje më të shpejtë, por edhe siguri më të mirë të votave, duke ulur ndjeshëm mundësitë e manipulimit”, shkroi ai.

Postimi:

Zonja, zotëri,

Dëshiroj të shpreh pakënaqësinë time më të thellë për organizimin e papranueshëm të transportit të votave nga Cyrihi. Si sekretar organizativ i AAK-së për diasporë, jam thellësisht i shqetësuar për mënyrën e kryerjes së këtij operacioni dhe rreziqet serioze që paraqet për integritetin e rezultateve.

Në mëngjesin e sotëm më daten 03.01.2025, ne i morëm fletëvotimet nga posta i numëruam dhe më pas i çuam në konsullatë në Cyrih. Gjatë këtij akti ishin të pranishëm të gjithë komisionerët e secilës parti për të garantuar transparencën e procesit.

Mirëpo, u informuam se 15483 vota do të transportohen me një autobus, më targa diplomatike shqiptare, CD-55 27A, të shoqëruar nga një shofer dhe ndihmësi i tij, në një udhëtim disaditor nëpër Shtutgart, Vjenë, Zagreb, Lubjanë dhe Prishtinë. Kjo përbën një problem të madh jo vetëm për sigurinë fizike të votave, por edhe për transparencën e procesit zgjedhor.

Është krejtësisht i papranueshëm fakti që këto vota po transportohen në mënyrë kaq të rrezikshme për një periudhë prej të paktën tre ditësh. Si mund të sigurohemi që këto vota, të ruajtura në një automjet në transit, të mos manipulohen ose ndryshohen gjatë këtij udhëtimi të gjatë? Rreziku i mashtrimit është i lartë dhe kjo vë seriozisht në pikëpyetje besimin e publikut në procesin zgjedhor.

Është e pakuptueshme që KQZ zgjodhi një transport rrugor kaq të rrezikshëm, kur zgjidhjet më të sigurta dhe më të shpejta, si dërgimi me rrugë ajrore, ishin kryesisht të realizueshme. Transporti ajror jo vetëm që do të kishte siguruar shpërndarje më të shpejtë, por edhe siguri më të mirë të votave, duke ulur ndjeshëm mundësitë e manipulimit.

Besoj se KQZ ka dështuar në misionin e saj për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor duke vënë në funksion një organizim kaq të metë. Siguria e votimit duhet të jetë prioriteti kryesor dhe është e domosdoshme që në të ardhmen të merren masa më rigoroze për të parandaluar përsëritjen e kësaj lloj situate.

Kërkoj nga KQZ që të merrni menjëherë masat e nevojshme për të përmirësuar organizimin e këtij lloj transporti dhe për të garantuar sigurinë e zgjedhjeve . Mungesa e ashpërsisë e vërejtur këtu nuk është e pranueshme dhe shpresoj se do të ndërmerren veprime konkrete për të rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin zgjedhor.

JU REKOMANDOJMË

Impakti i Veriu.info: Inspeksioni komunal i Mitrovicës ndërprenë punimet e mbindërtimit pa leje të ‘Penthouse’ nga “Medi Premium” (Foto)
HULUMTIME

Impakti i Veriu.info: Inspeksioni komunal i Mitrovicës ndërprenë punimet e mbindërtimit pa leje të ‘Penthouse’ nga “Medi Premium” (Foto)

17/06/2025 - 15:05
Çitaku i reagon Gërvallës: Fyerje dhe poshtërim për mijëra gra e burra që guxuan ta sfidojnë vdekjen
Lajme

Çitaku i reagon Gërvallës: Fyerje dhe poshtërim për mijëra gra e burra që guxuan ta sfidojnë vdekjen

17/06/2025 - 15:01
Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest: “Vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve”
Lajme

Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest: “Vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve”

17/06/2025 - 14:42
Kryetari i Listës Serbe ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale?
Kryesore

Kryetari i Listës Serbe ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale?

17/06/2025 - 14:23
Kryeministri Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit: Figurë dhe mendje e papërsëritshme
Lajme

Kryeministri Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit: Figurë dhe mendje e papërsëritshme

17/06/2025 - 14:19
Ulet çmimi i naftës
Lajme

Lufta Izrael-Iran: A do të rritet shumë çmimi për një litër naftë në Kosovë, flasin naftëtarët

17/06/2025 - 14:04

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

    “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Rrahje, rezistencë ndaj policisë dhe arsenal armësh në Vushtrri – tre të arrestuar, dy policë të lënduar

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian gjatë transmetimit ‘live’

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Trump u jep paralajmërim iranianëve: “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë