Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

16 milionë euro dëm- Aktakuzë ndaj drejtorit të Shaqir Totajt, shkatërroi trashëgimin për interes të një biznesmeni

18/08/2025 - 17:08
në Lajme
A A
16 milionë euro dëm- Aktakuzë ndaj drejtorit të Shaqir Totajt, shkatërroi trashëgimin për interes të një biznesmeni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të komunës së Prizrenit, e që sipas prokurorisë dëmi që kanë shkaktuar është afër 16 milionë euro

Prokuroria thotë se dëmi i shkaktuar në këtë shumë milionëshe ka të bëjë trashëgimikulturore.

Aktakuza është ngritur kundër Pranverim Berishës dhe E.Th., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Sipas aktakuzës, Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Pranverim Berisha më datë 04.04.2024 lëshon lejen e ndërtimit biznesmenit A.Xh., për të ndërtuar kompleks banesor në objektin e trashëgimisë kulturore “Saraji i vjetër” në Prizren.

Njoftimi i plotë:

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Prizren, 18 Gusht 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër P.B., dhe E.Th., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”nga neni 414 par. 1 lidhur me par. 3 nënpar. 3.2 lidhur me nenin 31, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, në periudhën kohore prej datës 05.01.2024 deri më 04.04.2024 në Prizren, i pandehuri i parë P.B., në cilësinë e personit zyrtar – drejtor i drejtorisë për urbanizëm në Komunën e Prizrenit, ndërsa e pandehura e dytë E.Th., në cilësinë e bashkëpunëtores profesionale në DUPH në komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre dhe nuk i përmbushin detyrat me qëllim të shkaktimit të dëmit Ministrisë së Kulturës (MKRS), duke mundësuar përfitim të dobisë pasurore për investitorin A.Xh., në atë mënyrë që i pandehuri P.B., në cilësinë e drejtorit të DUPH edhe pse ka pas njohuri se kompleksi “Saraji i vjetër” në Prizren është në kuadër të mbrojtjes së përhershme të monumenteve kulturore, nuk e parandalon rrënimin e tij, ndërsa e pandehura E.Th., më datë 05.01.2024 pas kërkesës së investitorit A.Xh., fillimisht lëshon kushtet ndërtimore, dhe vazhdon më datë 15.01.2024 ku e lëshon vendimin për rrënimin e objekteve ekzistuese, dhe më datë 04.04.2024 lëshon lejen e ndërtimit investitorit A.Xh., për të ndërtuar kompleks banesor në objektin e trashëgimisë kulturore “Saraji i vjetër” në Prizren, krejt kjo në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për trashëgiminë kulturore dhe listën e aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme, ashtu që me dashje tejkalojnë dhe nuk i përmbushin detyrat e tyre të cila janë të përcaktuara me ligj në drejtimin të moslejimit të rrënimit të objektit “Saraji i vjetër” dhe ndërtimit mbi gërmadhat e saj të kompleksit banesor, me ç’rast shkaktohet një dëm i pariparueshëm i trashëgimisë kulturore në shumë rreth 15.961.832.70 € (pesëmbëdhjetë milionë, e nëntëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e tridhjetë e dy euro, e shtatë dhjetë cent).

Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

JU REKOMANDOJMË

Mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë edhe kancelari gjerman dhe presidenti i Finlandës
Kryesore

Mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë edhe kancelari gjerman dhe presidenti i Finlandës

18/08/2025 - 19:11
“Torcida” e hap Fan Shop-in zyrtar në Mitrovicë, nënkryetari Arian Tahiri e bën “përhajr”
Lajme

“Torcida” e hap Fan Shop-in zyrtar në Mitrovicë, nënkryetari Arian Tahiri e bën “përhajr”

18/08/2025 - 19:05
Bajrami: Shkeljet Kushtetuese të LVV-së po e dëmtojnë rëndë shtetin – Përgjegjësit do të përballen me drejtësinë
Lajme

Bajrami: Shkeljet Kushtetuese të LVV-së po e dëmtojnë rëndë shtetin – Përgjegjësit do të përballen me drejtësinë

18/08/2025 - 18:58
Vritet në Belgjikë pronari shqiptar i një kafeneje nga qiramarrësi i tij
Lajme

Vritet në Belgjikë pronari shqiptar i një kafeneje nga qiramarrësi i tij

18/08/2025 - 18:53
Kush do t’i shoqërojë Trump dhe Zelenskyn në takimin në Shtëpinë e Bardhë?
Lajme

Kush do t’i shoqërojë Trump dhe Zelenskyn në takimin në Shtëpinë e Bardhë?

18/08/2025 - 18:48
Gjilan: I riu bie në kontakt me rrymën, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK
Lajme

Gjilan: I riu bie në kontakt me rrymën, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

18/08/2025 - 18:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gjykata Kushtetuese: Brenda 30 ditëve duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit me votim të hapur

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Reagon prapë aktivisti i VV-s në Mitrovicë: Këshilli nuk ka dalë nga një proces demokratik, lista për asamblistë duhet të përfshinte edhe Doni Beshirin e shumë aktivistë të vjetër

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë