Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka vizituar të shtunën Llapushnikun.
Ai ka thënë se vendi i trimërisë është rreshtuar përkrah PDK-së.
“Llapushniku, simbol i trimërisë dhe qëndresës në luftën për liri, sot mbetet i rreshtuar në anën e drejtë të historisë, përkrah Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Shala, i cili në listën e PDK-së mbanë numrin 16.
“Ky vend i lavdishëm, që ndërtoi themelet e lirisë me gjak dhe sakrificë, është sot një burim frymëzimi për vizionin tonë politik: një qeverisje të bazuar në dije, kompetencë dhe përgjegjësi, që e vendos interesin kombëtar mbi gjithçka”, ka shkruar ai.
“Me mbështetjen e fuqishme të qytetarëve, ne jemi të vendosur të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës, duke udhëhequr me atdhedashuri dhe vendosmëri për zhvillim dhe progres”, ka thënë Shala.