Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

17 institucione të pavarura pësojnë nga bllokada në Kuvend

31/07/2025 - 09:19
në Lajme
A A
17 institucione të pavarura pësojnë nga bllokada në Kuvend
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni i Pavarur i Mediave është një nga institucionet tashmë jofunksionale si pasojë e moskontituimit të Kuvendit derisa institucioni i Avokatit të Popullit është duke funksionuar me pjesëtarë që u ka kaluar mandati.

Zëdhënësi i Institucionit të Avokatit të Popullit, Petrit Collaku, thotë se zëvendësimi i anëtarëve të cilëve u ka kaluar mandati ka mbetur peng i bllokadës në Kuvend, ndonëse siç thekson, deri më tani nuk ka pasur ngecje të punës.

“Me moskonstiuimin e kuvendit ka mbetur pa u zhvilluar një konkurs. Në pyetjeje janë katër zv të avoktati te popullit të cilëve iu ka skaduar mandati në qershor të këtij viti dhe tani po avokat i popullit nuk është në gjendje të dërgojë listën e njëjtë me zëvendës apo te bëjë e një njoftim te ri për konkurs. Avokati i populli ka informuar kuvendin dhe jemi ne pritje derisa te formohet kuvendi dhe të vazhdojmë me procedura deri këta zv vazhdojnë punën e tyre deri ne ardhjen e zëvendësve të tjerë”, tha Collaku.

Por nga bllokada në Kuvend nuk pësuan vetëm KPM-ja e institucioni i Avokatit të Popullit. Në Institutin e Kosovës për Drejtësi listojnë një numër institucionesh të tjera të pavarura të cilat funksionojnë me mungesa të anëtarëve ose janë jofunksionale për shkak të mosveprimit të Kuvendit përfshirë Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Agjencinë Kosovare të Pronës, Autoritetin e Pavarur i Konkurrencës e të tjera.

“Janë 17 institucione të pavarura të cilat s’janë ose nuk janë duke funksionuar me përbërjen e plotë plote ose janë krejtësisht jofunksionale dhe s’mund të marrin veprime për shkak të mungesës së anëtarëve. Kjo situatë nuk është lidhur vetëm në moskonstituim të kuvendit por edhe mospërmbushjen e obligimeve nga legjislatura e kaluara pritet në të ardhmen te rritet numri i institucioneve që janë jofunksionale për shkak të mungesës e anëtareve që duhet të zgjidhen nga Kuvendi. Kemi KPM-në jofunksional. Institucioni i avokatit të popullit i mungojnë disa zëvendësa dhe po ashtu është periudha ku ka rrezik edhe institucioni i avokati të popullit të mbetët pa avokat te popullit dhe do ta kishim një institucion te pavarur kushtues i cili nuk mund te funksionojë në mënyrë adekuate sepse s’është zgjedhur avokati”, tha Gzim Shala-nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Në Institutin GAP ndërkaq thonë se me mosfunksionim të Kuvendit shumë institucione të pavarura kanë mbetur edhe pa monitorim.

“Mos funksionimi kemi shume institucione të pavarura pa monitorim, kemi borde që u kalon mandati kemi edhe çështjen e financimit të RTK-së… Është një zinxhir procesesh pa përmendur ligje të rëndësishme, kemi ligjin e punës i cili po pret trajtim në kuvend…”, tha Blendi Hasaj, drejtor i Institutit GAP.

Të shtunën e kaluar për 54 herë më radhë deputetët dështuan ta konstituojnë Kuvendin me gjithë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta përmbushur këtë obligim brenda afatit 30 ditësh. Që nga e diela e deri më 8 gusht është në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses e cila ndalon çdo vendim dhe veprim të deputetëve pas afatit për konsitutim./RTV21

JU REKOMANDOJMË

Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë
Lajme

Vuçiq pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë

01/08/2025 - 19:59
Trump: Ajo që po bën Rusia është e neveritshme
Lajme

Trump reagon ndaj Medvedevit – zhvendos nëndetëset bërthamore

01/08/2025 - 19:50
Pezullohet Sekretari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj – akuzohet për korrupsion
Lajme

Pezullohet Sekretari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj – akuzohet për korrupsion

01/08/2025 - 19:42
Franca hedh 40 ton ndihma për Gazën – “Nuk ka asnjë minutë për të humbur”
Lajme

Franca hedh 40 ton ndihma për Gazën – “Nuk ka asnjë minutë për të humbur”

01/08/2025 - 19:26
Polici Bekim Ferizi ka nevojë për ndihmë për t’u trajtuar jashtë vendit, shteti e ka lënë në dorë të “Jetimave të Ballkanit”
Lajme

Polici Bekim Ferizi ka nevojë për ndihmë për t’u trajtuar jashtë vendit, shteti e ka lënë në dorë të “Jetimave të Ballkanit”

01/08/2025 - 19:24
Rapsodi i Gajretit: 700 punëtorë të RTK-së pa paga, Gërvalla i tall me valutë të ‘dinjitetit’ dhe ‘ndërgjegjës’
Lajme

Rapsodi i Gajretit: 700 punëtorë të RTK-së pa paga, Gërvalla i tall me valutë të ‘dinjitetit’ dhe ‘ndërgjegjës’

01/08/2025 - 19:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Mashtrues, shpifës e humoristë të pa cipë”, akuza të rënda ndaj kryetarit Burim Berisha e nënkryetarit Besnik Osmani

    “Mashtrues, shpifës e humoristë të pa cipë”, akuza të rënda ndaj kryetarit Burim Berisha e nënkryetarit Besnik Osmani

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • E rëndë: Veterani i UÇK-së që vdiq sot, kishte ardhur për pushime dhe shkoi t’i ndihmojë motrës për ndërtimin e shtëpisë – ra nga kulmi

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Deputetët e disa partive bashkohen në një diskutim të përbashkët – për herë të parë që nga pauza kushtetuese e Kuvendit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vendimi i Kushtetueses: VV-së mund t’i humbë e drejta për kryetar Kuvendi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Skandal: Dalin dokumentet që kompania e përjashtuar nga tenderi në Komunën e ‘çlirimtarit’ të VV-së ka poseduar licencë, për ‘mungesën’ e të cilës u përjashtua nga tenderi

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë