Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“18 vjet se kam parë djalin, është ardhë dhe u vra”, rrëfimet prekëse të familjarëve në 27-vjetorin e Betejës së Koshares

09/04/2026 - 14:34
në Lajme
A A
“18 vjet se kam parë djalin, është ardhë dhe u vra”, rrëfimet prekëse të familjarëve në 27-vjetorin e Betejës së Koshares
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot shënohehet 27-vjetori i Betejës së Koshares, një nga momentet më të rëndësishme të luftës për liri, ndërsa për shumë familje kjo ditë rikthen plagë që nuk janë shëruar kurrë.

Mes tyre është edhe nëna e dëshmorit Syjleman, e cila rrëfen se për 18 vjet nuk e kishte parë djalin e saj që jetonte në mërgim, për ta takuar më pas vetëm si të rënë në luftë.

Kujtimet e kësaj beteje mbeten të gjalla për familjarët e dëshmorëve, të cilët përmes rrëfimeve të tyre rikujtojnë sakrificën dhe dhimbjen, duke theksuar se humbja e më të dashurve vazhdon të jetë e rëndë edhe pas kaq vitesh.

“Unë 18 vjet se kam parë djalin, ka ardhë në Koshare është vrarë. 30 vite kemi ndejt veç ne me plakun, djemt në Gjermani. Për të s’kam dit kurgja, është ardhë është vrarë në Koshare te Ura e Shenjtë”, tha nëna e dëshmorit Syjleman, Qerime Shala.

Edhe Kumrije Mavraj, nëna e dëshmorit Milazim, foli për dhimbjen e humbjes së djalit, duke theksuar se ai ka lënë pas familjen e tij.

“Si nana për evlad ishalla ai për xhenet e ju përparoni tanë. Ka lënë dy djem e një çikë. Zor boll, po ishalla nuk sprovohet kush. Pak kanë bërë (shteti)”, tha ajo.

Ndërsa Ilaz Islami, vëllai i dëshmorit Xhemshir, tregoi se i ndjeri kishte ardhur nga Gjermania për t’iu bashkuar luftës.

“Vllau ka qenë në Gjermani me letra, e ka parë luftën qysh po zhvillohet ka edhe ka ardhë. Unë nuk di më shumë se ne kemi qenë në burg. Vllau ka qenë 24 vjeçar. Shteti me mujt me marrë masa pak më shumë me zbardh fatin e të gjithëve, pastaj është më lehtë për ne e për të gjithë”, tha ai.

Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga Brigada 138 “Agim Ramadani”, arritën të thyejnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur rrugën për furnizim me armatim dhe mbështetje logjistike.

Kjo betejë, që zgjati deri më 10 qershor 1999, u zhvillua në kushte të vështira dhe me një vendosmëri të lartë të luftëtarëve shqiptarë, ku mbetën të vrarë 114 ushtarë.

Thyerja e kufirit në Koshare pati rëndësi të madhe strategjike dhe simbolike, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt çlirimit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Ramush Haradinaj: Në Koshare, luftuan krah për krah trima nga të gjitha trojet shqiptare

Ramush Haradinaj: Në Koshare, luftuan krah për krah trima nga të gjitha trojet shqiptare
09/04/2026 - 15:27

Ramush Haradinaj ka kujtuar luftëtarët e Brigadës 138 të UÇK-së, duke theksuar se në Koshare u zhvillua një nga betejat më heroike, ku shqiptarë nga të gjitha trojet...

Më shumëDetails

Spahiu për gabimin matematikor të Kurtit: E ka “vra” Zoti sepse e ka bë ministre një analfabete (VIDEO)

Spahiu për gabimin matematikor të Kurtit: E ka “vra” Zoti sepse e ka bë ministre një analfabete (VIDEO)
09/04/2026 - 15:20

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morina, ku ka folur për aktualitetin politik në Kosovë. Spahiu ka folur edhe gabimin...

Më shumëDetails

Bajrami: Kur u raportua mbyllja e Hormuzit u rrit çmimi i naftës në Kosovë, kur ra dje mbeti i njëjtë, po tolerohet nga Qeveria

Shkyçja e bizneseve, Bajrami: Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit
09/04/2026 - 14:59

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e përshkroi si absurde atë që po ndodh me çmimin e naftës në Kosovë. Ajo thotë se kur u dhanë lajmet për mbylljen...

Më shumëDetails

Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione

Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione
09/04/2026 - 14:55

Pesë punëtorë shqiptarë janë pushuar dje nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut dhe po ankohen për pasojat që solli ndryshimi i qeverisjes atje në përfaqësimin...

Më shumëDetails

Përvjetori i Koshares, Fondacioni për Mbrojtje Juridike të Thaçit kujton deklaratën e ish-presidentit për betejën

Përvjetori i Koshares, Fondacioni për Mbrojtje Juridike të Thaçit kujton deklaratën e ish-presidentit për betejën
09/04/2026 - 14:41

Fondacioni për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit me rastin e përvjetorit të betejës së Koshares kanë rikthyer një deklaratë të ish-presidentit, i cili e kishte cilësuar si “fazën...

Më shumëDetails

​Koshare bashkon krerët shtetërorë e politikë për homazhe

​Koshare bashkon krerët shtetërorë e politikë për homazhe
09/04/2026 - 14:30

Në 27-vjetorin e betejës së Koshares, në vendin ku ndodhi beteja më e përgjakshme dhe më heroike e luftës se UÇK-së, përveç shumë qytetarëve dhe familjarëve të dëshmorëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, zbulohen detaje të reja arrestohet edhe një person!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Çmimi i naftës, ja çka thotë ministrja Kusari-Lila?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Njeriu që e akuzoi Haradinajn për pagesa “për atentat ndaj Kurtit”, u pagua 10.500 euro nga pushteti

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë