Ende pa u certifikuar zgjedhjet e përgjithshme, është hapur debati se kujt i takon përqindja e partive të cilat nuk kanë arritur pragun zgjedhor.
Në emisionin “Politiko” të udhëhequr nga Kushtrim Sadiku u trajtua në detaje kjo çështje. “Po më shkruan një koleg gazetar, Alban Muhaxheri nga Indeksonline se si shpërndahet 2% i Listës për Familjen”, ishte reagimi nga drejtuesi i emisionit.
Analistja, Shqipe Pantina theksoi se kjo përqindje rishpërndahet.
“Janë 12% të votave që nuk e kanë kaluar pragun. Për 100 ulëse në bazë të formulës llogaritet në rishpërndarje”, ka thënë ajo.
Ndërsa, analisti Halil Matoshi tregoi se votat ndahen proporcionalisht partive. “Shkon tek i pari, dyti, treti…”.
Më poshtë, video:
(min. 48:20)