Po vazhdon procesi i votimit nëpër përfaqësi diplomatike, në 19 shtete të ndryshme të botës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga rreth 20 mijë e 300 votues të regjistruar, deri më tani kanë votuar 4 mijë e 390.
“Është duke vazhduar procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës.
Nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, deri në orën 11:00 kanë votuar 4.390 votues apo 21.60%” – thuhet në njoftim.