Organizata të shoqërisë civile kanë kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani të ftojë partitë parlamentare që të gjejnë një zgjidhje të përkohshme për buxhetin dhe marrëveshjen për Planin e Rritjes para se të shpërbëhet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
Duke treguar pasojat e mosvotimit të tyre, në letrën drejtuar Osmanit kanë sugjeruar edhe ndjekjen e rrugës ligjore që të mundësohet një gjë e tillë.
Katër propozimet e letrës së 21 organizatave joqeveritare:
Qeveria në detyrë të dorëzojë në Kuvend Projektligjin e buxhetit për vitin 2026, në përputhje me kompetencat që i jep Ligji për Qeverinë si dhe në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që Kuvendi aktual ta miratojë një buxhet të rregullt për vitin e ardhshëm me procedurë të përshpejtuar. Ky është edhe opsioni më i mirë dhe më i sigurt, marrë parasysh se themelimi i institucioneve të reja mund të zvarritet për muaj të tërë, siç ndodhi gjatë këtij viti. Theksojmë se Qeveria e re, pas konstituimit, mund ta plotësojë dhe ndryshojë buxhetin dhe përshtatë disa nga linjat sipas programit të saj. Nëse opsioni më lartë nuk realizohet, atëherë Kuvendi aktual të paktën të votojë një zgjatje të buxhetit aktual deri në fund të muajit mars 2026, duke u bazuar në dispozitat e nenit 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, në mënyrë që të garantohet funksionimi bazik i shtetit dhe stabiliteti financiar deri në formimin e institucioneve të reja.
-Një hap i tillë, përveçse do të shmangte rrezikun e një krize buxhetore të paprecedentë, do të sillte edhe qetësi e siguri më të madhe për qytetarët, sidomos për ata dhe ato që varen nga pagat dhe transferet publike, duke i shpëtuar nga ndjenja e ankthit dhe pasigurisë ekonomike gjatë periudhës zgjedhore. Një stabilitet i tillë financiar dhe institucional do të ishte thelbësor edhe për mbarëvajtjen e procesit demokratik, duke u mundësuar qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të lirë, dhe pa ndjenja presioni ekonomik apo pasigurie për të ardhmen.
-Të ratifikohet Marrëveshja e Facilitetit, tashmë e negociuar dhe nënshkruar nga Komisioni Evropian dhe Qeveria e Kosovës. Po ashtu, të nënshkruhet Marrëveshja e Huasë nga Zëvendësministri përgjegjës në detyrë në MFPT, duke qenë se nuk ka mandat deputeti. Duam të theksojmë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nuk e shkel Ligjin për Qeverinë meqenëse iniciimi i saj ka ndodhur më 4 dhjetor 2024, në kohën kur Qeveria kishte mandat të plotë. Vetëm kur të ratifikohen këto dy marrëveshje, Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes.
-Ne rekomandojmë që në shërbim të përshpejtimit të procedurave, të përdoret Neni 123 i Rregullores së Kuvendit për anashkalimin e afateve dhe veprimeve tjera procedurale në mënyrë miratimi i buxhetit dhe ratifikimi i marrëveshjeve të bëhet me shpejtësinë që e kërkon urgjenca e situatës.
Në letër, roli i presidentes Osmani vlerësohet si “unifikues e përcaktuar për të shmangur një krizë e cila do të prekte shumë familje në Kosovë, por edhe për të forcuar besimin në institucione dhe partneritetin me Bashkimin Evropian në këtë moment vendimtar për vendin”.
Organizata të shoqërisë civile kanë kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani të ftojë partitë parlamentare që të gjejnë një zgjidhje të përkohshme për buxhetin dhe marrëveshjen për Planin e Rritjes para se të shpërbëhet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
Duke treguar pasojat e mosvotimit të tyre, në letrën drejtuar Osmanit kanë sugjeruar edhe ndjekjen e rrugës ligjore që të mundësohet një gjë e tillë.
Katër propozimet e letrës së 21 organizatave joqeveritare:
Qeveria në detyrë të dorëzojë në Kuvend Projektligjin e buxhetit për vitin 2026, në përputhje me kompetencat që i jep Ligji për Qeverinë si dhe në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që Kuvendi aktual ta miratojë një buxhet të rregullt për vitin e ardhshëm me procedurë të përshpejtuar. Ky është edhe opsioni më i mirë dhe më i sigurt, marrë parasysh se themelimi i institucioneve të reja mund të zvarritet për muaj të tërë, siç ndodhi gjatë këtij viti. Theksojmë se Qeveria e re, pas konstituimit, mund ta plotësojë dhe ndryshojë buxhetin dhe përshtatë disa nga linjat sipas programit të saj. Nëse opsioni më lartë nuk realizohet, atëherë Kuvendi aktual të paktën të votojë një zgjatje të buxhetit aktual deri në fund të muajit mars 2026, duke u bazuar në dispozitat e nenit 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, në mënyrë që të garantohet funksionimi bazik i shtetit dhe stabiliteti financiar deri në formimin e institucioneve të reja.
Një hap i tillë, përveçse do të shmangte rrezikun e një krize buxhetore të paprecedentë, do të sillte edhe qetësi e siguri më të madhe për qytetarët, sidomos për ata dhe ato që varen nga pagat dhe transferet publike, duke i shpëtuar nga ndjenja e ankthit dhe pasigurisë ekonomike gjatë periudhës zgjedhore. Një stabilitet i tillë financiar dhe institucional do të ishte thelbësor edhe për mbarëvajtjen e procesit demokratik, duke u mundësuar qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të lirë, dhe pa ndjenja presioni ekonomik apo pasigurie për të ardhmen.
Të ratifikohet Marrëveshja e Facilitetit, tashmë e negociuar dhe nënshkruar nga Komisioni Evropian dhe Qeveria e Kosovës. Po ashtu, të nënshkruhet Marrëveshja e Huasë nga Zëvendësministri përgjegjës në detyrë në MFPT, duke qenë se nuk ka mandat deputeti. Duam të theksojmë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nuk e shkel Ligjin për Qeverinë meqenëse iniciimi i saj ka ndodhur më 4 dhjetor 2024, në kohën kur Qeveria kishte mandat të plotë. Vetëm kur të ratifikohen këto dy marrëveshje, Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes.
Ne rekomandojmë që në shërbim të përshpejtimit të procedurave, të përdoret Neni 123 i Rregullores së Kuvendit për anashkalimin e afateve dhe veprimeve tjera procedurale në mënyrë miratimi i buxhetit dhe ratifikimi i marrëveshjeve të bëhet me shpejtësinë që e kërkon urgjenca e situatës.
Në letër, roli i presidentes Osmani vlerësohet si “unifikues e përcaktuar për të shmangur një krizë e cila do të prekte shumë familje në Kosovë, por edhe për të forcuar besimin në institucione dhe partneritetin me Bashkimin Evropian në këtë moment vendimtar për vendin”.
Organizatat që kanë dorëzuar letrën: Instituti GAP, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), SHL-Kosova, Balkan Green Foundation (BGF), Community Building Mitrovica (CBM), Community Development Fund (CDF), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Activism Roots, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD), Kosova – Women 4 Women (K-W4W), EC Ma Ndryshe, YMCA Kosova, TOKA, Organization for Partnership, Engagement and Development (OPED), Advocacy Training and Resource Center (ATRC), Prishtina Institute for Political Studies (PIPS).
Të dielën, Kuvendi votoi kundër formimit të Qeverisë Kurti 3. Tani radha është te presidentja që pritet të nisë konsulta për mandatarin e dytë, ose të çojë vendin në zgjedhje. Dështimi për formimin e qeverisë së re ka nxitur shqetësime për funksionimin e shtetit vitin e ardhshëm. Mosmiratimi i Buxhetit për vitin 2026, sipas vlerësimeve të deputetëve dhe ekspertëve, mund të çojë në pezullim të pagesave publike dhe të investimeve kapitale.
Kosova dhe Bosnja e Hercegovina mbeten të vetmet vende të rajonit që akoma nuk kanë qenë në gjendje të përfitojnë asgjë nga Plani i Rritjes i BE-së. Kosova ishte ndër vendet e para për të cilat Komisioni e pati aprovuar një agjendë të tillë qysh në vjeshtën e vitit të kaluar. Por pagesat për Kosovën nuk janë të mundura pasi në Kosovë nuk ka institucione që me BE-në do të bënin marrëveshje formale, e ajo marrëveshje do të kalonte me 2/3 me ratifikim në Kuvendin e Kosovës.
Kështu, për shkak të krizës institucionale që po vazhdon në Kosovë, Kosova s’është në gjendje të marrë pagesat qindra milionëshe nga ky plan edhe pse kushtet teknike dhe formale kohë më parë i kishte përmbushur.













