Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

220 punësime në KEK dhe 370 pozita në SHSKUK, reagon Hykmete Bajrami: Albin Kurti në hall të madh, po tenton ta shpëtojë veten

08/01/2025 - 09:44
në Kryesore, Lajme
A A
Bajrami: Lajm i mirë që Prokuroria Speciale ka nisur hetime për tenderët e Qeverisë Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hykmete Bajrami ka reaguar lidhur me paralajmërmin e hapjes së 370 vendeve të punës. Deputetja e LDK-së e ka quajtur këtë si fushatë për blerjen e votave.

“Ligji për ndërmarrje publike, thotë se nuk mund të bëhesh drejtor në ndërmarrje publike nëse në 36 muajt e fundit ke mbajtur ndonjë post politik. Ndërsa, Albin Kurti, duke qenë kryeministër i vendit, për një çast jo vetëm që ushtroj pozitën e drejtorit të KEK-ut, por edhe atë të drejtorit të burimeve njerëzore.

Kjo është shkelje ligjore – ky është keqpërdorim i ndërmarrjeve publike për blerje votash.
Para dy ditësh në KEK, Kurti shpërndau 220 kontrata punësimi, duke e shndërruar një ndërmarrje publike në instrument të fushatës së tij zgjedhore. Këto punësime, të maskuara si “në funksion të mihjes dhe prodhimit të qymyrit” siç e tha ai vetë, janë asgjë më shumë se një përpjekje e pastër për të fituar mbështetje elektorale me metoda të paligjshme – komplet të paligjshme.

Dhe manipulimi vazhdon!

Drejtori i SHSKUK-së, para katër ditësh paralajmëroi hapjen e një konkursi për 370 pozita që kanë qenë të mbajtura nga ushtrues detyre për më shumë se 10 vite.

Pyetja është: Pse këto pozita u ruajtën për kaq gjatë dhe po shpallen pikërisht tani, në prag të zgjedhjeve?

Është e qartë se ky konkurs nuk ka për qëllim reformimin e sistemit shëndetësor, por është një tjetër mashtrim dhe manipulim elektoral.

Gjithashtu, është e kuptueshme që edhe sikur konkursi të hapet sot, si proces nuk do të përfundojë para datës 9 shkurt. Pra, është manipulim dhe maltretim i qytetarëve për të ju marrë votën.

Albin Kurti ka një hall të madh, ai po e di mirë që mbështetja për të ka rënë. Në mungesë të rezultateve konkrete për qeverisjen e tij katër vjeçare “krejt dhe drejt” tani po përdor çdo mjet për të shpëtuar veten. Por koha e fushatave me manipulime dhe premtime boshe po merr fund, 9 shkurti është afër. Ndryshimi po vjen”, shkruan Bajrami në reagim.

JU REKOMANDOJMË

Selimi: Çka janë edhe dy javë bllokadë për dosta – Taman me ja mundesu Kurtit zgjedhjet me 28 dhjetor
Lajme

Selimi: Çka janë edhe dy javë bllokadë për dosta – Taman me ja mundesu Kurtit zgjedhjet me 28 dhjetor

04/11/2025 - 22:57
Ekspertët: Arrestimi nga Serbia, shkelje e sovranitetit të Kosovës
Lajme

Ekspertët: Arrestimi nga Serbia, shkelje e sovranitetit të Kosovës

04/11/2025 - 22:33
Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë
Lajme

Daut Haradinaj: Nuk kam votë për Glauk Konjufcën

04/11/2025 - 22:12
Selimi – Kurtit: “Nëse je BABA, je përgjegjës për qeverisjen, problemet e hallet e njerëzve”
Lajme

Petrit Selimi dyshon që “dy javë bllokadë” janë bërë për dosta me ia mundësu Kurtit zgjedhjet në fundvit

04/11/2025 - 22:05
Këto mund të jenë dy datat e mundshme për zgjedhje të parakohshme
Kryesore

Këto mund të jenë dy datat e mundshme për zgjedhje të parakohshme

04/11/2025 - 22:00
A ka Nisma votë për Konjufcën? Limaj: Nuk e votojmë këtë qeveri, nuk bëhet shteti kështu bre djem
Kryesore

A ka Nisma votë për Konjufcën? Limaj: Nuk e votojmë këtë qeveri, nuk bëhet shteti kështu bre djem

04/11/2025 - 21:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • LAJMI I FUNDIT: Dyshohet se grupe serbe kanë ndërhyrë në rrjetin e Policisë së Kosovës në Jarinjë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • LAJMI I FUNDIT: Kurti shkon në takim te Vjosa Osmani

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Lajmërohet pas disa muajsh Mefail Shkodra në arrati: Do të dorëzohem në Polici me djemtë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kurti cakton mandatar të ri për qeverinë? Raportohet se KP i VV’së mblidhet për të votuar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë