Sindikata e Re e KEK-ut ka dalë me një reagim për menaxhmentin dhe Bordin e Drejtorëve, duke u kërkuar që deri më 8 nëntor të përmbushen kërkesat e tyre.
Këto kërkesa vijinë pas protestës së tyre që e bën para zyrave të KEK-ut, më 24 tetor.
Kërkesat e punëtorëve përfshijnë:
Rritjen e pagave, në përputhje me nivelin e tregut të punës dhe inflacionin nga viti 2018 deri tani.
Pagesën e rrezikshmërisë, për punëtorët që përballen me rreziqe gjatë punës së tyre.
Pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime, siç është parashikuar me Ligjin e Punës dhe vendimet e gjykatave.
Më tutje thuhet se përkundër presionit nga menaxhmenti, punëtorët e KEK-ut janë të vendosur të vazhdojnë luftën e tyre për ngritjen e pagave dhe për përmirësimin e kushteve të punës./Indeksonline/