Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

2,3 milionë vizitorë të huaj gjatë gushtit në Shqipëri

26/09/2025 - 21:39
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
2,3 milionë vizitorë të huaj gjatë gushtit në Shqipëri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Turizmi në Shqipëri ka shënuar një rritje të qëndrueshme gjatë viteve të fundit, me një fluks në rritje të vizitorëve të huaj që zgjedhin vendin tonë si destinacion për pushime dhe udhëtime.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë muajit gusht numri i vizitorëve të huaj u rrit me gati 10%, duke arritur në 2.381.864 hyrje.

Në total, hyrjet në territorin shqiptar, duke përfshirë shtetasit shqiptarë, arritën në 3.368.104, shënuar një rritje prej 8,4%, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Ndërkohë, daljet nga Shqipëria u rritën me 12,1%, duke arritur në 3.335.824, ku 994.573 prej tyre janë shtetas shqiptarë, me një rritje prej 10,3%.

Sipas rajoneve, 97% e vizitorëve të huaj vijnë nga Evropa, ku Evropa Jugore zë vendin e parë me 77% të totalit, e ndjekur nga Evropa Perëndimore me 9% dhe Evropa Qendrore/Lindore me 8%, shkruan ATSh.

Qëllimi i hyrjes së shtetasve të huaj në Shqipëri në 99% të rasteve është për arsye personale, përfshirë turizmin dhe vizitat te të afërmit. Megjithatë, hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale kanë shënuar një rritje të ndjeshme prej 23,3%.

Destinacionet më të frekuentuara mbeten bregdeti adriatik dhe jonian, me qytetet Sarandë, Durrës, Vlorë dhe Himarë që tërheqin mijëra vizitorë nga Evropa dhe më gjerë. Përveç plazheve, rritje të konsiderueshme po shënojnë edhe zonat malore dhe historike, duke pasuruar ofertën turistike dhe duke tërhequr një gamë më të gjerë vizitorësh gjatë gjithë vitit.

JU REKOMANDOJMË

Trump formëson historinë e presidentëve të SHBA-së sipas shijeve të tij
Kuriozitete

Trump formëson historinë e presidentëve të SHBA-së sipas shijeve të tij

18/12/2025 - 11:30
Dieta mesdhetare mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit, tregon një studim i ri
Lifestyle

Dieta mesdhetare mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit, tregon një studim i ri

17/12/2025 - 18:16
Drini Gashi, kosovari i parë që i bashkohet Gardës Kombëtare të Ajovas
Lajme

Drini Gashi, kosovari i parë që i bashkohet Gardës Kombëtare të Ajovas

12/12/2025 - 11:16
Vendimi i shtetit: Të gjithë të rinjtë nën 16 vjeç në Australi, nga sot kanë mbetur pa rrjete sociale
Ndryshe

Vendimi i shtetit: Të gjithë të rinjtë nën 16 vjeç në Australi, nga sot kanë mbetur pa rrjete sociale

10/12/2025 - 09:43
Raportohet se këta janë djemtë e Putinit, përdorin emra pseudonim nga frika se mos vriten (FOTO)
Kuriozitete

Raportohet se këta janë djemtë e Putinit, përdorin emra pseudonim nga frika se mos vriten (FOTO)

10/12/2025 - 09:42
Shqiptarët në Gjermani dominojnë në punët me aftësi të ulëta dhe të mesme
Ndryshe

Shqiptarët në Gjermani dominojnë në punët me aftësi të ulëta dhe të mesme

10/12/2025 - 09:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Super zbritje në Emona Center! Lansohen ofertat e reja për festat e fundvitit

    Super zbritje në Emona Center! Lansohen ofertat e reja për festat e fundvitit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat!

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Investoni për të ardhmen tuaj në kompleksin e ri banesor “ILEAA HILL 2” në Prishtinë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Kapen” Edi dhe Fjolla, banorët ndërhyjnë në mes! (VIDEO)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Musliu: SHBA paralajmëron Serbinë, koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë