Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“24 orë pa rrymë” – Labinot Tahiri reagon ashpër dhe bën thirrje për protesta

05/10/2025 - 11:30
në ShowBiz
A A
Labinot Tahiri: Ka ardhë koha për një parti të re
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndërprerjet e energjisë elektrike që kanë prekur qytete të ndryshme të Kosovës kanë sjellë reagime të forta nga qytetarët, përfshirë edhe këngëtarin dhe deputetin e njohur, Labinot Tahiri – Labi.

Ai ka shpërthyer në kritikë të ashpër ndaj institucioneve, duke denoncuar mungesën e reagimit dhe duke bërë thirrje për organizim protestash.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Labi tha se qyteti i Ferizajt, si dhe shumë zona të tjera, kanë mbetur për 24 orë pa energji elektrike, gjë që sipas tij përbën një nënçmim dhe poshtërim për qytetarët.

“24 orë pa rrymë, e shtrejtojnë sa të duan dhe askush nuk e ngrit zërin si qytetar i këtij vendi! A është e mundur që një qytet i tërë të mbetet pa rrymë dhe askush mos të reagojë?!” – shkroi ai.

Thirrje për mobilizim qytetar

Këngëtari theksoi se situata po prek rëndë jo vetëm familjet, por edhe bizneset dhe sektorin shëndetësor, ku sipas tij profesionistët nuk guxojnë të reagojnë publikisht. Në këtë kuadër, ai paralajmëroi se nga e hëna është i gatshëm të marrë vetë nismën për protesta.

“Kjo që po ndodh nuk është asgjë tjetër veçse nënçmim, nënshtrim dhe poshtërim i Ferizajt tonë dhe shumë qyteteve të tjera,” – shtoi ai.

Labi kërkoi që protestat të jenë gjithëpërfshirëse dhe të mos kenë dallime politike, duke bërë apel që qytetarët të bashkohen për të mbrojtur interesat e tyre.

“Mos rrini indiferentë”

Në fund të reagimit të tij, artisti i njohur i bëri thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë indiferentë dhe të mos heshtin përballë situatës së rëndë.

“O mileti, mos të dukemi në gjumë si delet, por zgjojuni dhe ngrituni për çdo gjë që prek familjet tuaja.”

Reagimi i Labit ka ngjallur shumë komente dhe diskutime në rrjete sociale, ku një pjesë e qytetarëve shprehen të revoltuar për ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike, ndërsa të tjerë i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të japin sqarime dhe zgjidhje të menjëhershme. /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Çka e pret Gjestin pas ndalimit policor? Ja çfarë parasheh ligji për veprën në fjalë

Çka e pret Gjestin pas ndalimit policor? Ja çfarë parasheh ligji për veprën në fjalë
12/03/2026 - 09:58

Ndalimi i Besart Kelmendit në mes të Prishtinës me dyshimin për armëmbajtje pa leje ka ngritur një pyetje të madhe te publiku: çfarë rrezikon realisht artisti pas këtij...

Më shumëDetails

Benita bëhet bashkë me Ludo Lee, publikojnë video provokuese nga vetura

Benita bëhet bashkë me Ludo Lee, publikojnë video provokuese nga vetura
12/03/2026 - 04:30

Ish-banorja e “BBVK” Benita Zena ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, kësaj here pas një videoje të publikuar së bashku me finalistin Ludo Lee. Në pamjet që...

Më shumëDetails

Dërgohet në mbajte për 48 orë Gjesti, nga policia japin detaje

“Jam zhduk për do ditë” Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi
11/03/2026 - 20:04

Gjatë ditës së sotme artisti kosovar, Besart Kelmendi- Gjesti është shoqëruar në statcionin e policisë pasi i njejti dyshohet se u zu me armë zjarri. Lidhur me këtë...

Më shumëDetails

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli pranon dhuratë të ëmbël, por kush ishte dërguesi?
11/03/2026 - 19:41

Egli Tako duket se nuk gjen qetësi nga sytë kureshtarë të publikut dhe mediave rozë. Pasi hodhi poshtë disa herë aludimet për romanca të reja pas ndarjes së...

Më shumëDetails

Arrestohet Gjesti

“Jam zhduk për do ditë” Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi
11/03/2026 - 19:06

Reperi pejan, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën Gjesti, është arrestuar sot në Prishtinë. Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania është dërguar në mbajtje...

Më shumëDetails

Produksionit i del skema zbuluar/ Askush nuk do të eliminohet nga televotimi i fundit? Ja pse

Produksionit i del skema zbuluar/ Askush nuk do të eliminohet nga televotimi i fundit? Ja pse
11/03/2026 - 15:31

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” ishte e mbushur me dinamika të forta, ku vëmendjen kryesore e mori zgjedhja e Mirit si lider i shtëpisë. Si...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    314 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    267 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • A u përmendën emra për president në takimet me Kurtin, Abdixhiku jep deklaratën befasuese!

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • A i ka pasur LVV votat për Vjosa Osmanin, ja çka thotë Kusari-Lila

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shteti nis kontroll të rreptë për çmimet e naftës në Kosovë, kjo është marzha maksimale

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë