Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

25 vite nga vrasja e “Sandokanit”

08/10/2023 - 09:42
në Kryesore, Lajme, Ndryshe
A A
25 vite nga vrasja e “Sandokanit”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Abedin Rexha ishte luftëtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, guximtar e sypatrembur deri në vdekje, për çka dhe bashkëluftëtarët e tij e quajtën “Sandokan”.

Ai u lindi më 8 korrik 1969 në Vajnik, komuna e Skenderajt.

Shkollën fillore e kreu në Turiçec, të mesmen në Skenderaj, kurse studimet i vazhdoi në Fakultetin Xehetar-Metalurgjik në Mitrovicë. Gjatë kohës së shkollimit të mesëm, në Skenderaj ra në kontakt me veprimtarët e ilegales. Asokohe shoqërohej me Jakup Nurën dhe Nuhi Gecin, me të cilët tashmë ishte i organizuar dhe shpeshherë shpërndante edhe trakte e afishe, ku bëhej thirrje për rezistencë kundër pushtuesit serbo-sllavë.

Duke qenë se pushtuesi i kishte rënë në gjurmë aktivitetit të Abedinit, me 1992, ai merr rrugën e mërgimit. Në vjeshtë 1996, kthehet në Kosovë, i ngarkuar me detyra të caktuara dhe mban takim me komandantin Adem Jashari. Ai hynë e del nga Kosova shumë herë. Më 6 maj 1997, Abedini së bashku me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Luan Haradinajn, Ilaz Kodrën, Ramiz Lladrovcin etj, i kalon Alpet Shqiptare. Në rrugë e sipër, ky grup luftëtarësh bie në pritë të forcave serbe dhe pas një luftimi të ashpër dhe rënies heroike të Luan Haradinajt, detyrohet të tërhiqet nga kufiri.

Dy muaj më vonë, në korrik 1997, Abedin Rexha së bashku me Adrian Krasniqin, Ilaz Kodrën, Ilir Konushevcin dhe luftëtarë të tjerë të lirisë, arrin të depërtojë në Kosovë dhe punojnë pa u lodhur në zgjerimin dhe konsolidimin e radhëve e UÇK-së.

Më 25 nëntor 1997, policia serbe shkoi në Vajnik për ta arrestuar Abedin Rexhën – Sandokanin. Abedini me dy vëllezërit, Brahimin dhe Afrimin, e me luftëtarë të tjerë u kishte dalë përballë bandave serbe dhe i kishte sulmuar. Në këtë sulm ishin likuiduar dy policë serbë, ndërsa gjatë kësaj përleshjeje, forcat serbe kishin plagosur Baki Krasniqin, 11-vjeç.

Më 26 nëntor 1997, komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari kishte urdhëruar t’u zihet pritë forcave serbe te vendi i quajtur Klisyra në Rezallë të Re. Krahas Adem Jasharit dhe Abedin Rexhës ishin rreshtuar në pozicione edhe Mujë Krasniqi, Ilaz Kodra, Nuhi Geci e shumë luftëtarë trima.

Plani i armikut kishte filluar të vihej në veprim. Mirëpo në orët e para të ditës, forcat serbe u gjendën të rrethuar. Gjatë tërheqjes serbët kishin goditur për vdekje mësuesin Halit Geci, në oborrin e shkollës së Llaushës. Dhe, më 28 nëntor 1997, me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci në Llaushë, Mujë Krasniqi me shokët e tij Rexhep Selimin dhe Daut Haradinajn, duke qenë të armatosur shpallën publikisht fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë, duke u paraqitur para masës së tubuar me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë vitit 1998, Lufta Çlirimtare vijoi të zgjerohej rrufeshëm, dhe Abedin Rexha nuk e përmbante dot zemërimin kundër pushtuesit, që masakronte pamëshirshëm fëmijë, gra, burra dhe pleq dhe ua digjte shtëpitë shqiptarëve.

Në fillim të gushtit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Abedin Rexhën e kishte caktuar Komandant të Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës.

Gjatë muajve gusht-shtator 1998, komandant “Sandokani” luftoi pa iu trembur syri në shumë fushëbeteja. Dhe pikërisht në kulmin e ofensivave me përmasa të gjera shfarosëse nga forcat serbe, në të gjitha zonat Operative të UÇK-së, e veçanërisht në ZO të Drenicës më 8 tetor 1998, komandanti Abedin Rexha – “Sandokani”, vritet në pyjet e fshatit Kllodernicë të Skëndarajt.

Abedin Rexha pas vetes ka lënë bashkëshorten me dy fëmijë: Sokolin dhe Selveten. Heroizmi i tij është përjetësuar në shumë shkrime në shtypin tonë, në këngë e poezi, ndërsa shkolla e Turiçecit mban me krenari emrin e tij. /KP/

JU REKOMANDOJMË

Andin Hoti takohet me Lulzim Jasharin: Asnjë fuqi nuk mund ta shuajë dashurinë e shqiptarëve për liri

Andin Hoti takohet me Lulzim Jasharin: Asnjë fuqi nuk mund ta shuajë dashurinë e shqiptarëve për liri
15/03/2026 - 20:11

Andin Hoti është takuar me djalin e komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimin. Ai ka postuar një foto me të, teksa ka shkruar: “Nuk ka pushtues, kriminel apo fuqi...

Më shumëDetails

Mbështetja financiare për krerët e UÇK-së, Rama: Kurti s’deshi të ekspozohej si person që sfidon sistemin ndërkombëtar

Mbështetja financiare për krerët e UÇK-së, Rama: Kurti s’deshi të ekspozohej si person që sfidon sistemin ndërkombëtar
15/03/2026 - 19:57

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli sot në episodin e dhjetë të sezonit të gjashtë të podkastit “Flasim” me profesor Arjan Gjonçaj për procesin gjyqësor ndaj ish-komandantëve të...

Më shumëDetails

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin
15/03/2026 - 18:55

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën ligjore të Kosovës pas takimit të djeshëm me të dërguarin e BE-së për...

Më shumëDetails

Arrestohet një peshkatar te Liqeni i Badovcit, kërcënoi rojën me armë

Arrestohet një peshkatar te Liqeni i Badovcit, kërcënoi rojën me armë
15/03/2026 - 18:33

Sot gjatë kontrollit të rregullt nga rojet e peshkimit në Liqenin e Badovcit, është hasur një person duke peshkuar i cili kishte me vete një armë në brez....

Më shumëDetails

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend
15/03/2026 - 18:12

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues të bashkësisë Islame të Kosovës në krye me myftiun Naim Tërnava. Kreu i qeverisë ka falënderuar kreun e Bashkësisë...

Më shumëDetails

Zotëria i parë, Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Zotëria i parë, Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT
15/03/2026 - 17:43

Me ftesën e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, në kuadër të nismës së saj Fostering the Future Together (FFT), Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Matoshi për Ligjin e të Huajve: Kurti me këtë vendim dëshmoi lidership dhe përgjegjësi politike

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Zvicër: Dënohet me burg e dëbim kosovarja 64-vjeçare për mashtrim të zviceranit me mbi 1 milion euro

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë