Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kujtë qitja emrin… skemë e organizuar kriminale” – përplasja në “Viber” mes Shalës e Gashit për votat e diasporës

31/03/2025 - 18:37
në Kryesore, Lajme
A A
“Kujtë qitja emrin… skemë e organizuar kriminale” – përplasja në “Viber” mes Shalës e Gashit për votat e diasporës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

 

Me të afruar fundi i numërimit të votave të diasporës, në LDK insistohej nga disa prej anëtarëve të Kryesisë për orkestrimin e një “skeme të organizuar kriminale” brenda partisë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku.

 

Në vazhdën e komunikimeve të brendshme të anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së, më 2 mars 2025, këtë herë në grupin në “Viber” ku pjesë e tij është edhe kryetari Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala dhe bashkëpartiaku i tij Arben Gashi, zhvilluan mes vete një komunikim “goxha të nxehtë”.

Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së po këmbëngulte se ka pasur vjedhje të votave dhe insistonte që skemës, që sipas tij u orkestrua nga disa bashkëpartiakë, t’i vihet emri “skemë kriminale”. Gazeta Online Reporteri.net i ka siguruar këto komunikime të brendshme.

“Faktet po ulerasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhe”, shkruante Arben Gashi në grupin në “Viber” të kryesisë qendrore të LDK-së.

“Asnjë manipulim nuk është i tolerueshëm”, i përgjigjej Kujtim Shala. “Për të gjitha”, vazhdonte numri 2 i listës zgjedhore të LDK-së.

“Kujtim, qitja emrin, nuk është manipulim, është skemë e organizuar kriminale. Pa e identifiku sakt problemin nuk mundemi me e shpëtu partinë”, insistonte Arben Gashi në mesazhin në grupin në Viber të kryesisë së LDK-së, të cilin e ka siguruar gazeta online Reporteri.net.

“Ok dajë, e identifikojmë dhe e adresojmë si duhet. Jemi ne, por kemi edhe institucione që merren me gjëra të tilla”, reagoi sërish Shala.

Me “Ok.”e mbyll diskutimin më të Arben Gashi.

“Skemë kriminale”, gjendjen me votat me postë brenda listës zgjedhore të LDK-së e kishte emërtuar edhe anëtari tjetër i kryesisë Shkëmb Manaj. Një mesazh të tij që akuzonte partinë për vjedhje të votave, të cilin Manaj e kishte dërguar në grupin e brendshëm të Kryesisë në “WhatsApp” e ka nxjerrë në publik gazeta online Reporteri.net, të premten e javës që shkoi.

Akuzat e Manajt në grupin në “WhatsApp” të kryesisë së LDK-së paraprakisht ranë edhe në duart e prokurorisë të cilat ia bashkuan hetimit për vjedhje votash.

“Nuk lejoj kurrë që mandatin të cilin ma kanë dhënë qytetarët, të më vjedhjet nga ata qe me skema të shitblerjes se votave dhe të mbushjes industriale të tyre në postat e vendeve evropiane nga grupe dhe individë që me logjikën e tyre të veprimit nuk kanë të bëjnë asgjë me LDK-në” – thuhej nder tjera në mesazhin e Manajt.

Shkëmb Manaj, disa javë pas akuzave në parti, të premten e 28 marsit u shpërblye me pozitën e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, komunë e cila qeveriset nga Përparim Rama i LDK-së. Njoftimin e dha vetë i pari i partisë, Lumir Abdixhiku.

Nga ana tjetër, në grupin në “Viber” të kryesisë së LDK-së, pos Kujtim Shalës e Arben Gashit, në diskutimin për “skeme të organizuar kriminale” të “vjedhjes së votave” u përfshi edhe deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj.

“Edhe unë kam shumë çka për të folur për dyshimet me abuzim me vota, të cilat e të cilët e kanë dëmtuar LDK-në e jo që e kanë ndihmuar. Askujt nuk i duhet mandati me marrë në kurriz të punë dhe përkushtimit të devotshëm të strukturës dhe anëtarëve besnik të LDK-së në mërgatë. Mireutakofshim në kryesi”, shkruante Zemaj.

Porosi për bashkëpartiakët dhe kolegët e kryesisë së LDK-së, pati edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti.

“E çuditshme me votat e diasporës së LDK-së nga Komuna e Rahovecit!!! Nga disa kuti po rezulton se diaspora e Rahovecit po i voton kandidatët e Pejës, të Prishtinë e të disa komunave të tjera në masë të madhe jashtë shpërndarjes normale të votave!!! Ndoshta ky është vullneti i elektoratit të LDK-së në diasporë nga Komuna e Rahovecit!!! Por, të njëjtit kandidatë, në Degën e Rahovecit në Kosovë kanë marrë vota sipas një mesatareje të përgjithshme të shpërndarjes së votave në gjithë listën e LDK-së. Në tentoj t’i besoj kësaj shpërndarjeje më shumë, sepse besoj se përfaqëson vullnetin e elektoratit të LDK-së, në Degën e Rahovecit. Ndoshta Grupi i Kryesisë së LDK-së që ka punuar me diasporë na njofton se çfarë po ndodh. Ndoshta unë nuk i kam informatat”, shkruante Avdullah Hoti, më 2 mars 2025, në grupin në “Viber” të kryesisë së LDK-së.

Disa ditë pas këtyre diskutimeve, Lumir Abdixhiku mblodhi më 10 mars 2025 kryesinë e partisë së tij, në një mbledhje të gjatë e të tensionuar.

Situata e krijuar në LDK, pas kësaj mbledhje dhe këtyre diskutimeve në “Viber” e “WhatsApp” u shpërfaqë në publik nga Avdullah Hoti edhe me një reagim të tij më 18 mars 2025, në Facebook – me anë të të cilit ish-kryeministri kërkoi lidership të ri për LDK-në.

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekretarit Rubio për festat e fundvitit
Lajme

Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekretarit Rubio për festat e fundvitit

24/12/2025 - 21:06
Vjosa Osmani në Natën e Krishtlindjes: Paqja dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë si komb
Lajme

Vjosa Osmani në Natën e Krishtlindjes: Paqja dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë si komb

24/12/2025 - 20:54
Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
Kryesore

Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

24/12/2025 - 20:42
Anita Haradinaj: Nana Rukë qau prej komenteve të Alban Krasniqit të VV-së për të
Lajme

Anita Haradinaj: Nana Rukë qau prej komenteve të Alban Krasniqit të VV-së për të

24/12/2025 - 20:20
“Me prioritet, brenda dy viteve të para” – Abdixhiku me premtim për përfundimin e autostradës së Anamoravës
Lajme

“Me prioritet, brenda dy viteve të para” – Abdixhiku me premtim për përfundimin e autostradës së Anamoravës

24/12/2025 - 20:05
Hamza shpalos pakon sociale: Fond i Papunësisë, Gjykatë e Punës, barna falas dhe 30 milionë euro bursa për studentët (Video)
Lajme

Hamza shpalos pakon sociale: Fond i Papunësisë, Gjykatë e Punës, barna falas dhe 30 milionë euro bursa për studentët (Video)

24/12/2025 - 19:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Besojmë në pafajësinë e ish-luftëtarëve të UÇK-së

    Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Vazhdon skandali me mishin me bakterien Salmonella, kompanisë “Kajmak” Sh.P.K. nga Prizreni i asgjësohen mbi 2 mijë kg

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kompania Union Sh.P.K. ka njoftuar opinionin publik se formula për foshnje Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë