Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ishte i ftuari i radhës në emisionin BlicInterview me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.Ai ka theksuar se gjatë nominimit të Konjufcës për kryeministër dhe në konferencat për media, është deklaruar qartë nga përfaqësuesit e partisë se nuk kërkonin partneritet apo koalicion, duke lënë hapësirë për një “shantazh” politik ndaj partive të tjera.
Gashi thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte vullnet dhe nuk ka dashur ta formojë qeverinë por ka dashur vetëm të blejë kohë.“Në fillim e kishim përshtypjen se nëpërmjet sjelljes refuzuese mundet të ndikojnë që partitë politike të tjera të jenë të frikësuara nga zgjedhjet dhe ata nëpërmjet kësaj të kenë një sistem të negociimit në favor të tyre. Pra, duke ja ulur kreditet e negociimit të partive të tjera. Edhe kjo pastaj e bë u shndërrua në problem sepse në fund të fundit ti nuk mundesh me thënë, për shembull, nëse e marrim, unë mendoj që qeverinë Konjufca nuk ka dashur me bë. Mendoj unë. Sepse nëse e sheh ti edhe në edhe në mbledhjen e Këshillit Qendror kur u nominua Konjufca për kryeministër, edhe në konferencën që e mbajtën pastaj thanë edhe vetë Glauku, po edhe Albini, si kryetar i partisë në atë rast, e Glauku si i nominuar, tha që ne po shkojmë për të formuar qeverinë Konjufca, por ne nuk kërkojmë partneritet. Ne nuk kërkojmë koalicion. Kush don me votu të na voton, kush s’don shkojmë në zgjedhje. Pra ishte një farë shantazhi, kërcënimi për partitë e tjera politike dhe me idenë që të shkojnë në fund të dhjetorit në zgjedhje. Pra mendoj që nuk ka pasur vullnet dhe nuk kanë dashur me bë qeverinë, kanë dashur me ble kohë”, vlerësoi ai.
Ai ka vlerësuar se zgjidhja e hershme e çështjes së kryetarit të Kuvendit mund të kishte lehtësuar hyrjen në afatet kushtetuese dhe mund të kishte shmangur bllokadën.“Po ishte e pamundur me marrë mandat se u shty shumë kohë. Nëse do të shkonim me teorinë e gabimeve të opozitës, ose te ish-opozitës. Ndoshta është dashur më herët me, zgjidh problemin e kryetarit të Kuvendit dhe pastaj kishim hyrë në afate kushtetuese më herët. Ndoshta ai ka qenë momenti kur na është dashur me qenë pak më proaktiv, po thjesht ata nuk ishin fleksibil aspak. Pra është edhe një element shtesë”, përfundoi ai.












