Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ishte i pranishëm sot në ceremoninë e zbulimit të bustit të heroit Kadri Bistrica në fshatin e tij të lindjes në Bistricë, shkruan “Mitropol”.
“Kadri Bistrica, bashkëluftëtarët e tij Rexhep e Rifat Dedia, si dhe të gjithë ata që u sakrifikuan për ne, mbesin përherë në kujtesën historike shqiptare.”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.
Busti i heroit Bistrica u përurua me ceremoni zyrtare në ora 12:00 me praninë e shumë qytetarëve dhe bashkfshatarëve të tij./Mitropol/