Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

36-vjet nga rënia e dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

02/11/2025 - 09:23
në Kryesore, Lajme
A A
36-vjet nga rënia e dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot mbushen 36 vjet nga rënia e dëshmorëve të Kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, nga Komuna e Podujevës.

Me këtë rast, në nderim të veprës së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu do të bëhen homazhe te varret e tyre në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania Prishtinë, në orën 12:00, ndërsa në ora 13:00 do të bëhen homazhe te vendi i rënies – Bregu i Diellit, Prishtinë.

Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor 1989, në “Bregun e Diellit” në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.

Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në Llaushë të Podujevës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981. Ai aktivitetin e tij në çlirim të atdheut e vazhdoi gjatë tërë kohës edhe në vendin e tij të punës dhe kudo ku i jepej mundësia.

Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në Llugë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Më 1984 arrestohet bashkë me shokë dhe dënohet me katër vjet burgim.

Kështu më 2 nëntor të dy, Afrimi dhe Fahriu, u rrethuan në lagjen “Bregu i Diellit” nga UDBA serbe dhe prej orës 12:45 deri në ora 19:00 të shtënat nuk janë ndalur, ku ranë heroikisht të dy atdhetarët.

Në nderim të jetës dhe veprës së tyre sot do të mbahen homazhe pranë Obeliskut të heroit të kombit në Llugë, te varrezat e heronjve në Prishtinë, si dhe afër vendit ku Afrimi e Fahriu ranë heroikisht.

JU REKOMANDOJMË

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
18/03/2026 - 22:43

Qeveria e Kosovës të enjten do të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të ZKM-së, mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të fillojë nga ora 11:00.

Më shumëDetails

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin
18/03/2026 - 22:37

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende...

Më shumëDetails

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin
18/03/2026 - 22:24

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës në raport me komunitetin serb cenojnë sovranitetin e shtetit dhe lidhen me zbatimin...

Më shumëDetails

Gjini: Mund të kemi dy palë zgjedhje në vitin 2026

AAK nuk u ftua në takimet për Presidentin, Gjini: S’e kemi pasë në plan me shku
18/03/2026 - 22:16

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për zhvillimet politike, duke thënë se janë prodhuar kriza për gjëra të thjeshta. Ai në emisionin “Rubikon” në...

Më shumëDetails

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)
18/03/2026 - 22:02

Mysafiri i kësaj javë në “Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morina ishte analisti Basri Beka, që është edhe sekretar organizativ i shoqatës “Shqiptaria”. Ai mes shumë temash...

Më shumëDetails

“PDK mund të propozojë deri në 7 kandidatë për president, por jo pa marrëveshje politike”

“PDK mund të propozojë deri në 7 kandidatë për president, por jo pa marrëveshje politike”
18/03/2026 - 21:54

 Arben Mustafa, ka deklaruar se kjo parti mund të propozojë disa kandidatë të denjë për postin e presidentit. Ai theksoi se PDK mund të ofrojë jo vetëm një,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë