Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Geci, tha se partia sot shënon 36-vjetorin e themelimit duke përmendur vlerat mbi të cilat është ndërtuar kjo parti: lirinë, demokracinë dhe orientimin perëndimor.
Sipas Gecit, Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj rrugës së saj politike dhe vlerave që e kanë udhëhequr ndër vite.
“Sot, LDK shënon 36-vjetorin e themelimit. Liri, demokraci, orientim perëndimor. Ukë Rugova dhe Fadil Geci – vazhdimësi e pastër e vizionit të Presidentit Ibrahim Rugova. LDK ecën përpara vetëm me njerëz që nuk e komprometojnë trashëgiminë”.












