Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

42 mijë euro tender i negociuar- Shpejtim Bulliqi e shpërblen kompaninë që u regjistrua vetëm para 9 muajve

14/02/2025 - 13:23
në Kryesore, Lajme
A A
42 mijë euro tender i negociuar- Shpejtim Bulliqi e shpërblen kompaninë që u regjistrua vetëm para 9 muajve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Podujevës e ka shpërblyer me tender të negociuar kompaninë ‘Elite Premium Bau’, tender ky që i ka kushtuar komunës së Bulliqit, 42 mijë euro. Por, kompania “Elite Premium Bau”, nuk ka një të kaluar të gjatë biznesore. Vetëm para nëntë muajve, pronari e kishte regjistruar në ARBK.

Komuna e Podujevës, që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar tender për “Intervenime urgjente”.

Kontrata është dhënë me procedurë të negociuar, derisa afati për përfundimin e punimeve është 30 ditë.

Me këtë tender është shpërblyer kompania OE “Elite Premium Bau” në Podujevë, me vlerë të ofertës 41 mijë e 999 euro”, thuhet në vendim.

Intervenimet për debllokimin e kanalizimit do të kryhen në qytet, Merdare, Lladofc, te rrethi, në rrugën “Nuhi Shatri”, Batllavë te boshnjakët, rrugën “Ali Ajeti” tek qeshmja, te QKMF, fshatin Shtedim, Dumnicë, Llugë, Shtedim, Obranq, Dobratin, Bradash, Llapashticë e në lagje tjera.

Në disa lokacione do të bëhet edhe furnizimi dhe montimi i kapakave në puseta.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 41 mijë e 999 euro.

Kompania fituese është “Elite Premium Bau SH.P.K”, e cila është në pronësinë e Endrit Ymerit nga Podujeva.

Ymeri këtë biznes nuk ka shumë kohë që e ka regjistruar.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, figuron se kompania “Elite Premium Bau Sh.P.K”, është regjistruar me 16 maj të 2024’tës. Që i bie nëntë muaj.

Kontratat njëburimore janë ngritur si problem për diskutim nga organizatat e shoqërisë civile që e monitorojnë prokurimin publik.

Kontratat e tilla janë formë e kritikuar si e dyshimtë e korruptive.

Ani pse, kontratat njëburimore mund të lidhen sipas Ligjit të Prokurimit Publik por duhet të plotësohen disa kushte.

Ndër këto kushte sipas nenit 35 janë: Në raste emergjente kur nuk ka kohë për të ndjekur procedurat e zakonshme ose kur ekzistojnë arsye të veçanta teknike ose artistike që justifikojnë përzgjedhjen e një ofruesi të veçantë.

“Nëse, për arsye objektive dhe të detyrueshme teknike ose artistike, kontrata duhet ti ipet një operatori të caktuar ekonomik; Nëse, për arsye të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale apo industriale apo të drejtave ekskluzive, kontrata mund t’i ipet vetëm një operatori të caktuar ekonomik;

Nëse, për aq sa është shumë e nevojshme për arsye të emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës kontraktues, autoriteti i tillë kontraktues nuk mund ta japë kohën e kërkuar për ushtrimin e cilësdo procedurë tjetër që parashtrohet në këtë ligj.”, thotë ligji. /Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë
Kryesore

Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë

15/01/2026 - 08:26
Ambasada Britanike në Teheran mbyllet përkohësisht
Lajme

Ambasada Britanike në Teheran mbyllet përkohësisht

15/01/2026 - 08:25
Muharremi: Bajrami po ia ruan nderin LDK-së, po aplikon standardin evropian të politikës në Kosovë
Lajme

Muharremi: Bajrami po ia ruan nderin LDK-së, po aplikon standardin evropian të politikës në Kosovë

15/01/2026 - 08:23
Zogaj thotë askush prej LDK-së nuk është kontaktuar nga VV-ja: Nuk janë të interesuar të formojnë qeverinë
Lajme

Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale

15/01/2026 - 08:07
Të përshirë edhe Kosova e Shqipëria – çfarë dihet rreth pezullimit të vizave për imigrantët nga 75 vende nga SHBA-të?
Lajme

Të përshirë edhe Kosova e Shqipëria – çfarë dihet rreth pezullimit të vizave për imigrantët nga 75 vende nga SHBA-të?

15/01/2026 - 08:02
Statovci: Zërat se Donika do jetë ministre e Drejtësisë, ka çuar peshë propaganduesit
Lajme

Statovci: Zërat se Donika do jetë ministre e Drejtësisë, ka çuar peshë propaganduesit

14/01/2026 - 22:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    297 Shpërndaje
    Shpërndaje 119 Tweet 74
  • Paralajmërohen reduktime të rrymës sot

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Rinumërimi i votave, përmbyllet procesi në dy komuna

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultatet

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Jusuf Azemi me një paralajmërim të rëndësishëm lidhur me pagën minimale prej 425 euro

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë