Kandidati i PDK-së për deputet me numër 50, Muzafer Shala, ka publikuar një video ku shihet ajri i ndotur në Kosovë.
Ai ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se pushteti nuk i ndërroi filterat e as bojlerat.
Postimi i Muzafer Shala:
Pushteti nuk i ndërroi as filtrat, as bojlerat! Ndotja e ajrit që thithim çdo ditë është pasojë e neglizhencës të kësaj qeverie! Unë besoj se investimet në energjinë e gjelbër janë rruga e vetme për të mbrojtur shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
#BashkëPërpara #pdk130 #MuzaferShala50












