Kandidati i PDK-së me numër 69, doktor Fatbardh Rexha, ka vizituar kullën e familjes Kadri në pjesën veriore të Mitrovicës, kullë kjo që është simbol i rezistencës prej vitit 1999.
Ai është mirëpritur nga familja Kadriu, me ç’rast ka kujtuar faktin se kjo kullë është rindërtuar nga Qeveria Thaçi, sikurse qindra shtëpi në veri të Mitrovicës, raporton Veriu.info.
Postimi:
Në Kullën e familjes që refuzuan miliona euro për ta shitur pronën, familja Kadriu është shpirti i qëndresës së veriut të vendit, bashkë me banorët e tjerë të kësaj ane që qëndruan stoik. Baca Ali Kadriu edhe pse në moshë, qëndron i fortë dhe kujton kohën kur nga Qeveria Thaçi u ndërtua kjo kullë dhe qindra shtëpi në këtë pjesë të vendit.
131️ Voto 1 dhe 69 për deputet