Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për numrat e partive politike.
Në bazë të shortit të tërhequr, në zgjedhjet e 9 shkurtit LDK do të mbajë numrin 124.
Pas kësaj ka reaguar kandidati për deputet nga kjo parti Imri Ahmeti, njëherësh kryetar i komunës së Lipjanit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se 124 është numri i tyre, kurse 9 shkurti dita e fitores së LDK-së.
Postimi i Ahmetit:
124 është numri ynë! ✌️
9 shkurti është fati jonë, thirrja jonë, fitorja jonë!