Kandidati i LDK-së me numër 7, Imri Ahmeti, ka falenderuar familjarët për mbështetje, duke treguar se familjen e kishte gjithmonë burim krenarie gjatë rrugëtimit të tij.
Postimi i Imri Ahmeti:
Familja ime, Ahmeti, ka qenë gjithmonë burim krenarie gjatë gjithë rrugëtimit tim. Jemi krenarë që jemi nipat e Bahti dhe Hazir Torinës.
Jam me fat për mbështetjen e pandalshme të gjithë familjes sime të gjerë, e cila asnjëherë nuk ka kursyer përkrahjen gjatë rrugëtimit tim politik.
Mbështetja dhe sakrificat e tyre më kanë motivuar gjithmonë të qëndroj i përkushtuar dhe të punoj për të mirën e vendit tonë.