Kandidati i LDK-së me numër 7 dhe njëherësh kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, mbajti takime me banorët e Topliqanit dhe Brusit nga të cilët mori mbështetje të madhe, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Imri Ahmeti:
Në Topliqan dhe Brus, këtë fundjavë, takuam shumë qytetarë me plot shprese e vendosmëri për ndryshim.
Në Topliqan, entuziazmi ishte i jashtëzakonshëm. Mbështetja e banorëve dhe përkushtimi për fitore ishin të dukshme.
Aty, të rinjtë që votojnë për herë të parë u zotuan të jenë pjesë e ndryshimit më 9 Shkurt, ditën që do të shënojë fillimin e një të ardhmeje më të mirë.
Në Brus, banorët u bënë bashkë për të dhënë një mesazh të qartë: rruga e ndryshimit dhe progresit është zgjedhja e tyre. Me besim të fortë, na dhuruan mbështetjen e plotë për programin dhe ekipin që LDK ofron.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!
#LDK124
1.Lumir Abdixhiku
7.Imri Ahmeti
I juaji 7-shi!