Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

9 raste të fruthit për një javë, IKSHPK: Pasojë e mosvaksinimit, të infektuarit mund të kenë komplikime serioze

14/05/2025 - 16:30
në Lajme
A A
Mërgimtarët po testohen në IKSHPK për të udhëtuar jashtë vendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në vend janë raportuar 9 raste të fruthit,  duke shtuar edhe se të gjitha këto raste kanë të bëjnë me fëmijë të pavaksinuar.

Nga IKSHPK është theksuar se Fruthi është sëmundje shumë serioze, dhe se e njëjta është 6 herë më ngjitëse se gripi dhe se 1 në 5 persona të infektuar me fruth mund të zhvillojnë komplikime serioze shëndetësore si infeksion të veshit, pneumoni, humbje të përhershme të dëgjimit, inflamacion të trurit dhe vdekje.

Postimi:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) informon se nga data 05 deri më 13 maj 2025, në Kosovë janë raportuar 9 raste të fruthit: 4 raste nga Ferizaji; 2 raste nga Shtimja dhe nga 1 rast në komunat: Lipjan, Graçanicë dhe Fushë Kosovë. Sipas grup-moshave, rastet e raportuara janë: 7 raste të moshës 1-2 vjeç dhe 2 raste të moshës 4-5 vjeç.

Të gjitha rastet kanë të bëjnë më fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MMR (fruth, rubeollë dhe shyta).

IKSHPK tërheq vërejtjen se nuk bëhet fjalë më vetëm për raste të “importuara”, por për raste të fruthit të shfaqura brenda komunitetit në Kosovë, drejtpërdrejt si pasojë e mosvaksinimit.

🔴IKSHPK u rikujton prindërve se Fruthi është sëmundje shumë serioze, 6 herë më ngjitëse se gripi dhe se 1 në 5 persona të infektuar me fruth mund të zhvillojnë komplikime serioze shëndetësore si infeksion të veshit, pneumoni, humbje të përhershme të dëgjimit, inflamacion të trurit dhe vdekje.

🔴Më të rrezikuarit nga fruthi janë fëmijët e pavaksinuar nën moshën 5 vjeçe.

➡️Me qëllim të parandalimit të rasteve të reja dhe komplikimeve, IKSHPK u bën thirrje prindërve që të kontrollojnë kartonin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe t’i vaksinojnë ata sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit në njësitë e vaksinimit në QKMF të komunës së tyre.

✅Vaksina kundër Fruthit (MMR) jepet në dy doza: Doza e parë në moshën 12 muajshe, ndërsa doza e dytë në moshën 6 vjeçe.

Kjo vaksinë është në përdorim prej më shumë se 60 vjetësh dhe se është e sigurt dhe efektive. Të dhënat shkencore kanë dëshmuar se 2 doza të vaksinës ofrojnë rreth 100% mbrojtja nga fruthi.

IKSHPK u rikujton institucioneve parashkollore dhe atyre shkollore detyrimin për zbatimin e Qarkores Informuese Nr. 05/2005 për Informimin e prindërve për vaksinimin e obliguar të fëmijëve, zbatimi i së cilës do të mbikëqyret nga inspektoratet përkatëse.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj në takim me drejtorin për Evropë dhe NATO në Pentagon: Argumentova nevojën për anëtarësim të përshpejtuar në NATO
Lajme

Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Zemra na rreh një, lidhja është e përjetshme

14/05/2025 - 20:52
Edi Rama mban fjalimin e fitores: Mandat i katërt historik, shqiptarët votuan për Europën, jo për të kaluarën
Lajme

Edi Rama mban fjalimin e fitores: Mandat i katërt historik, shqiptarët votuan për Europën, jo për të kaluarën

14/05/2025 - 20:34
Zyra e BE për takimin e Costa me Kryeministrin në largim: U nënvizua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë
Lajme

Zyra e BE për takimin e Costa me Kryeministrin në largim: U nënvizua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

14/05/2025 - 20:19
Kraki paralajmëroi “fundin” e ShBA-së dhe Shqipërisë, Nushi: O nalne dikush, se do me na lanë pa asnjë shtet
Lajme

Kraki paralajmëroi “fundin” e ShBA-së dhe Shqipërisë, Nushi: O nalne dikush, se do me na lanë pa asnjë shtet

14/05/2025 - 20:03
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme
Kryesore

Osmani për takimin me liderët e partive: Kosova ka nevojë për Kuvend, po dëmtohet imazhi i vendit

14/05/2025 - 19:57
Jeta në Politikë për Një Javë Ditë: Çfarë Mësova?
Lajme

Muharremi: Asnjëherë më shtrenjtë, çmimet në Kosovë arrijnë kulmin e dy dekadave

14/05/2025 - 19:55

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenti i KF Drenicës, Haxhi Reci, ‘feston’ në mënyrë unike rikthimin e klubit në Superligë (Video)

    Presidenti i KF Drenicës, Haxhi Reci, ‘feston’ në mënyrë unike rikthimin e klubit në Superligë (Video)

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Të shtënat me kallashnikov te Rruga B, ky është i dyshuari që po e kërkon Policia

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandali i kafshëve: “Ferma Kokollari” zhduku nga sistemi shtetëror kafshët importuara nga Bullgaria, AUV i pezulloi lejen (Dokument)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Skandali i kafshëve: “XHDG Company” me pronar Xhevdet Spahiu shkeli ligjin, zhduku 551 kafshë të importuara për therje (Dokument)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Arrestohet mitrovicasi nga fshati Bare i Mitrovicës, do të vuajë dënimin prej tre vitesh burg për vrasje në tentativë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë