Këngëtarja Fjolla Morina duket se tani është më aktive se kurrë më parë në mediat sociale, duke ndarë kështu detaje nga jeta publike e private me ndjekësit e vet.
Së fundmi, Fjolla ka publikuar një video nga makina, teksa ka theksuar se tash e tutje nuk do të publikojë imazhe të modifikuara me filtere të rrjeteve sociale.
Ajo e ka afruar disa herë kamerën në fytyrë për të treguar dukjen reale, ndërsa veten e ka cilësuar si “të bukur edhe pa filtera”.
“Jam e bukur edhe me filtra edhe pa filtra”, ka thënë ajo, në një video të ndarë me afro 500 mijë ndjekësit e saj në Instagram.