Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kanë qenë rivalët më të mëdhenj në edicionin e dytë të ‘Big Brother VIP Albania’.
Që nga fillimi i spektaklit real televiziv, këngëtari dhe aktorja krijuan rivalitetin dhe gjithçka sillej rreth tyre.
Porse gjatë rrugëtimit, Olta u tërhoq më herët nga gara, ndërsa në fund ‘BBVA 2’ e fitoi favoriti kryesor, Luiz Ejlli.
Pas daljes nga shtëpia e famshme, të dy janë përfshirë në projekte të shumta, ndërkaq duket se nuk do të mungojnë edhe projektet e përbashkëta.
Telegrafi transmeton se në një postim të Luizit në InstaStory, dyshja shfaqen pranë njëri-tjetrit duke përgatitur diçka bashkë.
“Filloi”, është mbishkrimi i kësaj fotografie që paralajmëron një bashkëpunim mes dy artistëve.