Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E mbyllën vitin me sukseset më të larta botërore, Akili dhe Distria tregojnë synimet e mëtutjeshme

06/03/2022 - 10:30
në Sport
A A
E mbyllën vitin me sukseset më të larta botërore, Akili dhe Distria tregojnë synimet e mëtutjeshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sporti i xhudos në Kosovë është duke prekur podiumet më të mëdha evropiane dhe botërore, ku emrat si Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi, kanë arritur ta përfaqësojnë shtetin tonë në mënyrë tejet dinjitoze.

Në një intervistë për KP, xhudisti kosovar Akil Gjakova, tregoi synimet e tij të radhës, pas sukseseve që i arriti në vitin që lamë pas, ku edhe është kampion evropian pas triumfit në Kampionatin Evropian të Portugalisë.

Po ashtu, Gjakova tregoi që sporti i xhudos është jeta e tij. Kurse, medalja olimpike është qëllimi i tij në Olimpiadën e ardhshme.

“Sigurisht jeta ime tash është veç sport, është xhudo, kështu që synimi kryesorë është medalja olimpike. Në Tokio, domethënë në Olimpiadën e kaluar jam radhit i shtati, kam arrit tri fitore me i bërë, por që nuk kam arrit me marrë medalje. Tash e tutje mbetet vetëm me punu sa më shumë, dhe po shpresoj dhe po besoj që në Olimpiadën e ardhshme me fitu medalje”, tha Gjakova.

Krahas Akilit, synim të njëjtë ka edhe e arta olimpike dhe xhudistja më e mirë në botë, Distria Krasniqi.

Distria për KosovaPress, tha se viti në të cilin gjendemi do të shërbejë si rrugëtim drejt Lojërave Olimpike Paris 2024, ku në këto të fundit dëshiron që të përsërisë suksesin e arritur në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

“Këtë vit i kam pasur dy gara. Në të dyja garat jam kthyer me medalje, medaljen e artë dhe të argjendtë, dhe shpresoj që ky vit ka me vazhdu kështu. Ka me qenë sikur një rrugëtim drejt Lojërave Olimpike që do të mbahen në Paris 2024, edhe besoj që gjithçka ka me shku mirë, dhe synimi im janë prapë Lojërat Olimpike, pse jo me përsërit titullin e njëjtë”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, të dy xhudistët në fjalë ditë më parë në ceremoninë e “Laureatëve”, u zgjodhën nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), si sportistët më të mirë të vitit 2021. E për këtë Akili dhe Distria u shprehën tejet të kënaqur me çmimet në fjalë.

Xhudisti Akil Gjakova e mbylli vitin 2021 me disa suksese të vazhdueshme, ku ndër të tjera u kurorëzua kampion evropian në Kampionatin Evropian të Lisbonës.

Në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Gjakova arriti një tjetër sukses, ku u rendit në pozitën e shtatë, ndërkaq në Grand Slam Tbilisi, ai përfundoi në vendin e pestë.

Në Mastersin që u zhvillua në Doha të Katarit më 11 janar të vitit 2021, Akili arriti që të pozicionohet në vendin e shtatë me dy lufta të fituara.

Të gjitha këto suksese ia siguruan Gjakovës epitetin e sportistit më të mirë të vitit që lamë pas nga KOK, çmim ky që merr për herë të tretë radhazi, respektivisht në vitin 2018, 2019 dhe tani për vitin 2021.

Me rastin e kurorëzimit si sportisti më i mirë i vitit 2021, Akili tha se përmes këtij çmimi po tregohet puna e tij ndër vite.

“Ky është çmimi që e fitoj tre herë radhazi, tu u shpall sportisti i vitit. Është një kënaqësi e veçantë, sepse po tregohet edhe puna ime që e kam bërë ndër vite, por shpresoj që kështu me vazhdu tutje dhe që karrierën time ta përmbush me medalje të tjera”, tha Gjakova.

Në anën tjetër, epitetin e më të mirës në sport për vitin 2021 e fitoi edhe xhudistja dhe e arta olimpike, Distria Krasniqi, e cila me sukseset e saja fantastike bëri që flamuri i Kosovës të valojë krahas shteteve më të forta në aspektin e sportit në botë.

Krasniqi e mbylli vitin 2021 me medalje të artë në Mastersin e Dohas të Katarit, me të artë në Kampionatin Evropian të Lisbonës, medalje të artë olimpike në Olimpiadën Tokio 2020, dhe si xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.

Krasniqi tregoi që këtë vit përzgjedhja e më të mirës së sportit nga femrat, ishte më e vështirë për arsye se ishin dy medaliste të arta olimpike.

“Është një çmim i rëndësishëm. Është hera e dytë që e marrë këtë çmim. Vitin e kaluar e kom marrë prapë këtë çmim që e kom marrë sonte, por sivjet e bënë edhe më të veçantë sepse konkurrenca ka qenë e fortë, ku këtë vit kanë qenë dy kampione olimpike dhe ka qenë e vështirë se cilën me përzgjedh”, tha Krasniqi.

Në ceremoninë e “Laureatëve” 2021, krahas Distria Krasniqit dhe Akil Gjakovës, çmime fituan edhe Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, ku Kelmendi mori çmimin “Merita të Veçanta”, për kontributin e dhënë gjatë karrierës së saj, ndërsa Gjakova fitoi “Çmimin Special”, në kategorinë e femrave për vitin 2021.

JU REKOMANDOJMË

Real Madridi mund ta përmbyllë transferimin e katërt para Kupës së Botës për Klube
Sport

Real Madridi mund ta përmbyllë transferimin e katërt para Kupës së Botës për Klube

19/05/2025 - 19:55
Barcelona i beson të ardhmes: Lamine Yamal do të mbajë fanellën ikonike me numrin 10 nga sezoni 2025/26
Sport

Barcelona i beson të ardhmes: Lamine Yamal do të mbajë fanellën ikonike me numrin 10 nga sezoni 2025/26

19/05/2025 - 19:15
Këpuca e Artë, gjysmë pike ndan Gyokeres dhe Mbappe
Sport

Këpuca e Artë, gjysmë pike ndan Gyokeres dhe Mbappe

19/05/2025 - 11:41
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat
Sport

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

19/05/2025 - 11:40
Lamine Yamal ka rinovuar kontratën me Barcelonën, pritet vetëm nënshkrimi
Sport

Lamine Yamal ka rinovuar kontratën me Barcelonën, pritet vetëm nënshkrimi

19/05/2025 - 10:41
Evertoni e fiton ndeshjen e fundit në “Goodison Park”
Sport

Evertoni e fiton ndeshjen e fundit në “Goodison Park”

18/05/2025 - 16:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut që tha se Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë

    Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut që tha se Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Thaçi promotori kryesor i vrasjeve politike … do dalë nga Haga në 2056”, Anëtari i ri i partisë së Pecit e Gërvallës e pati quajtur UÇK-në organizatë kriminale

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kërcënohet me jetë presidentja Osmani

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Albulena Haxhiu dhe deputeti i PDK-së shkëmbejnë përshëndetje të ngrohtë në oborrin e Kuvendit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Incidenti në ‘Rrugën B’, arrestohet Shkelqim Kastrati – dyshohet që shtiu në drejtim të Faton Shales

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë