Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si mund të përfitoni subvencion për izolimin e shtëpisë?

08/08/2023 - 14:59
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Si mund të përfitoni subvencion për izolimin e shtëpisë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me qëllim kursimin më të madh të energjisë dhe rritjen e mirëqenies në shtëpitë individuale, Qeveria e Kosovës ka vendosur të subvencionojë rreth dy mijë familje për izolimin e shtëpive të tyre.

Ky subvencion do të përfshijë koston e izolimit të jashtëm të shtëpisë, ndërrimin e dritareve dhe të derës së hyrjes, si dhe izolimin e kulmit.

Aplikimi në thirrjen për “masa të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit” mund të bëhet përmes platformës elektronike eKosova, në seksionin “Grante dhe subvencione”.

Qytetarët mund të aplikojnë nga 8 gushti deri më 25 shtator 2023. Ata, të cilët i plotësojnë kriteret, do të përfitojnë një subvencion prej 45 për qind të kostos së investimit, e kufizuar në shumën prej 5.500 eurosh.

Për këtë projekt janë ndarë gjithsej 10 milionë euro. Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit IPA – Pako për Mbështetjen e Energjisë, i aranzhuar nga Qeveria e Kosovës dhe i zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE).

Subvencion më i madh për gratë pronare
Pronat, të cilat janë në bashkëpronësi të bashkëshortëve ose në pronësi të grave, do të subvencionohen me 50 për qind të kostos së investimit.

Për të vërtetuar se një shtëpi është në pronësi të një gruaje, ose në bashkëpronësi nga bashkëshortët, në sistem të aplikimit duhet të futet edhe certifikata e pronës, e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj.

Kush ka të drejtë aplikimi dhe cilat janë kriteret?
Të drejtë aplikimi për të përfituar subvencion kanë të gjithë qytetarët, të cilët i përmbushin kriteret e përcaktuara nga FKEE-ja.

Aplikimet do të trajtohen mbi bazën “kush vjen i pari, shërbehet i pari”, për sa kohë që ka fonde të lira, apo që buxheti të rishikohet nga FKEE-ja.

Kusht i detyrueshëm për të përfituar nga subvencioni është izolimi termik i mureve të jashtme të shtëpisë.

Kriter tjetër është që shtëpia të jetë e banueshme, si dhe në 24 muajt e fundit të ketë konsum të energjisë elektrike prej së paku 250 kilovatësh orë për muaj.

Për të përfituar nga subvencionimi, kusht kyç është që shtëpia të mos ketë izolim termik, ose të jetë nën kërkesat minimale teknike – që përfshijnë: trashësi të izolimit të mureve të jashtme nën 8 centimetra, izolim termik të kulmit nën 10 centimetra, ose dyer dhe dritare joefiçiente.

Auditorët e energjisë
Për të vërtetuar se shtëpia nuk është e izoluar, ose është pjesërisht e izoluar, aplikuesit i rekomandohet të angazhojë një auditor të certifikuar të energjisë.
Institucionet e Kosovës kanë krijuar një listë me emrat e auditorëve të energjisë, të cilët mund t’i kontaktojnë qytetarët.

Auditorët e certifikuar të energjisë do të kryejnë inspektim të shtëpisë së aplikuesit, për të analizuar gjendjen ekzistuese. Ata do të ofrojnë rekomandime për instalimin e masave të nevojshme të efiçiencës së energjisë.

Auditori i energjisë do të kompensohet me një shumë shtesë të subvencionit. Kostoja e pranuar për një raport të auditimit të energjisë është kosto fikse, pavarësisht nga madhësia e ndërtesës ose vendndodhja gjeografike e shtëpisë së aplikuesit.

Tarifa fikse që do ta paguajë FKEE-ja, në emër të auditimit të energjisë, është deri në 150 euro.

Në rast se aplikuesi, për çfarëdo arsye, nuk ka gjetur një auditor të certifikuar të energjisë, për të bërë auditimin, ai aplikacion do të vendoset në listë të pritjes.

Aplikacionet e dorëzuara pas 25 shtatorit nuk do të merren në shqyrtim nga FKEE-ja.

Fondi, po ashtu, ruan të drejtën që të mbyllë afatin e aplikimit edhe para kësaj date, në rast se arrihet kuota e buxhetit në dispozicion.

Paraqitja e kërkesës për ndarjen e subvencionit
Pas përfundimit të punimeve, pronari i shtëpisë njofton FKEE-në se ka përfunduar zbatimin e masave të aprovuara, dhe dorëzon formularin përkatës për ndarjen e subvencionit.

Përveç formularit për ndarje, përfituesi duhet të sigurojë edhe faturën ose marrëveshjen e nënshkruar me punëkryesin.

Kërkohet, po ashtu, lëshimi i faturës me të gjitha detajet e masave të zbatuara të efiçiencës së energjisë, që korrespondojnë me materialet dhe sasitë e përmendura në paramasë dhe parallogaritje.

Aplikuesi duhet, gjithashtu, të paraqesë dëshminë e transferimit bankar, për të treguar se përfituesi ka paguar punëkryesin sipas faturës.

Dorëzimi i këtyre dokumenteve është thelbësor për të siguruar verifikimin e duhur të kërkesës për ndarje të subvencionit.

Brenda 30 ditësh, nga data e aplikimit për rimbursim, të gjitha pagesat për përfituesin do të bëhen përmes transferimit bankar, në xhirollogarinë bankare të përfituesit.

Keqpërdorimi i fondeve
Në rast të çfarëdolloj keqpërdorimi të fondeve ose mospërputhjeje me parimet e përcaktuara nga FKEE-ja, përfituesi obligohet që shumën e subvencionuar ta kthejë në llogarinë e FKEE-së, brenda dhjetë ditësh nga data e lëshimit të kërkesës për kthim.

Sipas legjislacionit në fuqi, aplikuesi do t’i nënshtrohet procedurave të mëtejshme ligjore.

Nevoja për kursimin e energjisë
Statistikat tregojnë se më së shumti energji elektrike në Kosovë shpenzon sektori i amvisërisë – rreth 40 për qind të konsumit të përgjithshëm.

Kosova nuk arrin ta plotësojë të gjithë kërkesën për furnizim me rrymë nga gjenerimi i brendshëm i energjisë elektrike: Vendi ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavatë rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavatë në orë. Kjo diferencë importohet nga jashtë.

Vitin e kaluar, Kosova u përfshi në një krizë energjetike. Qeveria vendosi masa emergjente për energji, të cilat përfshinin masa të kursimit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

Nga 1 prilli i sivjetmë, në Kosovë kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike, me rritje prej 15.4 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve./REL/

JU REKOMANDOJMË

Clark: Dhamë dëshmi që do ta rrëzojnë këtë dënim, SHBA të punojë që Apeli ta marrë vendimin e duhur

Clark: Dhamë dëshmi që do ta rrëzojnë këtë dënim, SHBA të punojë që Apeli ta marrë vendimin e duhur
17/09/2026 - 12:30

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, i cili e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999 për t’i dhënë fund luftës në Kosovë,...

Më shumëDetails

Publikohet një poezi e Jakup Krasniqit e shkruar në paraburgim, një bisedë imagjinare me nënën e tij

Publikohet një poezi e Jakup Krasniqit e shkruar në paraburgim, një bisedë imagjinare me nënën e tij
17/09/2026 - 12:17

Një poezi e shkruar në paraburgim, në formën e një bisede imagjinare me nënën, tregon një anë tjetër të Jakup Krasniqit gjatë qëndrimit në Hagë. Poezia është bërë...

Më shumëDetails

“Donikë, dil dhe përgjigju” -Deliu e kritikon Gërvallën për heshtjen pas aktgjykimit në Hagë

“Donikë, dil dhe përgjigju” -Deliu e kritikon Gërvallën për heshtjen pas aktgjykimit në Hagë
17/09/2026 - 11:57

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për heshtjen e saj lidhur me aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Deliu ka...

Më shumëDetails

Clark: Gjykata Ndërkombëtare është subjekt i fuqive, në Europë s’duhet ta harrojnë tragjedinë e Ballkanit

Clark: Gjykata Ndërkombëtare është subjekt i fuqive, në Europë s’duhet ta harrojnë tragjedinë e Ballkanit
17/09/2026 - 11:48

Gjenerali amerikan Wesley Clark ka paralajmëruar për rrezikun e rikthimit të dhunës në Ballkan. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ish-komandanti suprem i NATO-s...

Më shumëDetails

Deimel: Moska e Beogradi do ta shfrytëzojnë vendimin kundër Kosovës

Deimel: Moska e Beogradi do ta shfrytëzojnë vendimin kundër Kosovës
17/09/2026 - 11:43

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë u prit me protesta. Për eksperten e Ballkanit, Johanna Deimel vendimi në Hagë nuk vë në pikëpyetje të drejtën e rezistencës shqiptare...

Më shumëDetails

IUTE CREDIT mbush “thasët” në Shqipëri dhe nis 11.4 milionë euro për Estoni, 6.3 milionë euro të zhdukura sipas stilit “Bankers”

IUTE CREDIT mbush “thasët” në Shqipëri dhe nis 11.4 milionë euro për Estoni, 6.3 milionë euro të zhdukura sipas stilit “Bankers”
17/09/2026 - 11:31

IuteCredit Albania ka regjistruar gjatë vitit 2025 rreth 11.4 milionë euro shpenzime në marrëdhëniet me kompanitë e grupit që e kontrollon. Sipas bilancit të kompanisë, 605.5 milionë lekë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë