Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pesë dhoma gjumi dhe një pamje spektakolare, shtëpia e “Sex Education” është në shitje

03/10/2023 - 13:31
në Kuriozitete, ShowBiz
A A
Pesë dhoma gjumi dhe një pamje spektakolare, shtëpia e “Sex Education” është në shitje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nëse edhe ju jeni adhurues i shtëpisë ikonike të Otis dhe Jean-it, të serialit televiziv “Sex Education”, nga Netflix, atëherë duhet ta dini se prona aktualisht është në shitje për 1.5 milionë paund ose 1.75 milionë euro.

“Sex Education”, zhvillohet në qytetin imagjinar të Moordale, por është filmuar kryesisht në Uells, në Mbretërinë e Bashkuar. Shtëpia e Otis dhe Jean ndodhet në Symonds Yat, një fshat në zemër të luginës Ëye, Herefordshire.

Prona ka tërhequr fansa që nga shfaqja e saj e serialit të parë në vitin 2019. Karakteristikat e saj janë vërtet shumë të dallueshme dhe sigurisht që nuk kalojnë pa u vënë re.

E ndërtuar fillimisht në 1912 si një shtëpizë peshkimi, Chalet Symonds Yat ka një dizajn tipik norvegjez. Rripat e kuqe të drurit që përbëjnë pjesën e jashtme, me detajet e lyera me të bardhë, bien në sy në sfondin e gjelbërimit të pandërprerë.

Qasja e vetme në pronë është përmes një rruge me pemë, në krye të së cilës ndodhet një kishëz e lashtë, gjithashtu për shitje.

Kur shtëpia u ble nga pronari aktual në vitin 2002, futbollisti uellsian Stuart Morgan, pati nevojë për një rinovim të gjerë, me një kuzhinë të re dhe një kopësht dimëror me sallë ngrënieje.

Dyert e mëdha franceze të çojnë nga veranda në ballkon, ku jo vetëm ka një vaskë suedeze të nxehtë dhe furrë picash prej guri, por edhe pamje mahnitëse të zonës natyrore të Ëye Gorge dhe lumit Ëye.

Dy katet e fundit të shtëpisë kanë pesë dhoma gjumi, me dhomën kryesore të gjumit të vendosur në krye të shtëpisë dhe që zë të gjithë katin. Vitet e fundit, prona ishte përdorur si shtëpi pushimi nga fansat e Sex Education. Megjithatë, pronari i saj tani ka vendosur ta nxjerrë në shitje.

Fakti që kjo pronë është kaq e famshme vetëm sa shton joshjen e asaj që është një mundësi tepër e rrallë për të zotëruar një shtëpi spektakolare./A2CNN

JU REKOMANDOJMË

Morena Taraku mahnit me fotosesionin e ri, shfaqet në superformë

Morena Taraku mahnit me fotosesionin e ri, shfaqet në superformë
25/08/2026 - 22:59

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit. Ajo ka realizuar një fotosesion të ri, ku shfaqet...

Më shumëDetails

Itali: 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën

Itali: 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën
25/08/2026 - 20:17

Këmbësorët që kalojnë rrugën duke parë telefonin mund të përballen së shpejti me gjoba në Itali. Ministria italiane e Transportit ka propozuar ndryshime në Kodin Rrugor, të cilat...

Më shumëDetails

“Na mbyti vapa”, Enca shfaqet super provokuese nga varka

“Na mbyti vapa”, Enca shfaqet super provokuese nga varka
25/08/2026 - 20:12

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka ndarë pak më parë me ndjekësit një tjetër moment nga pushimet e saj. Artistja ka publikuar një fotografi nga një varkë në...

Më shumëDetails

“Unë 30, ti 29?!”/ Sara me batutë për Bardhin

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani u bën dhuratën e parë
25/08/2026 - 14:19

Sara Gjordeni ka tërhequr vëmendjen me një postim pikant në rrjetet sociale, ku ka “thumbuar” me humor bashkëshortin e saj, Bardhin. Kjo pasi Sara do të mbushë 30...

Më shumëDetails

Kurorëzohet motra e Gjestit (video)

Kurorëzohet motra e Gjestit (video)
25/08/2026 - 14:18

Motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, i ka dhënë fund beqarisë. Dyshja në këtë datë të veçantë është veshur me ngjyrë të zezë, duke u shfaqur me stil e...

Më shumëDetails

Era Istrefi “ndez” rrjetin me postimin e fundit nga pushimet, të gjithë sytë tek ajo

Era Istrefi ndez rrjetin duke ekspozuar asetet e saj trupore (VIDEO)
25/08/2026 - 11:16

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga pushimet, duke tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Në imazhin e publikuar në Instagram, Era shfaqet pranë një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë