Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rafuna: Rritja ekonomike deri në 4% – tensionet në veri po i frikësojnë investitorët

07/10/2023 - 08:54
në Ekonomi, Lajme
A A
Diaspora i dërgoi 1.22 miliardë euro në Kosovë në vitin 2022
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka thënë se nëse situata aktuale ekonomike vazhdon të jetë e njëjte deri në fund të këtij viti, rritja ekonomike pritet që të jetë deri në 4 për qind.

Ai ka shtuar se çështje e hapura me Serbinë dhe ngritja e tensioneve në veri të Kosovës ndikojnë që investitorët e huaja të hezitojnë që të investojnë në Kosovë.

Rafuna tha se nuk mund të ketë krizë ekonomike si shkak i ngjarjes së fundit në veri të vendit, por ajo mund të lidhet me shumë sfida të tjera, ai po ashtu ka falënderuar Policinë e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të sulmit terrorist në veri.

“Pa dyshim hapësirën më të madhe e kanë zënë ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veriun e Kosovës. Fatmirësisht që është menaxhuar ai sulm terrorist që ishte është menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshëm. Duke ju falënderuar Policisë së Kosovës situata është menaxhuar, fatkeqësisht ne e patëm një humbje jete por siç janë shprehur edhe familjarë e të ndjerit, që të biesh për atdhe është sikur të rilindësh prapë”, tha ai.

Rafuna tha se ngritja e tensioneve gjatë tërë kohës në veriun e vendit lenë mëdyshje dhe i bënë që të hezitojnë investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë, sipas tij, çdo investitor që vjen me investua në Kosovë kërkon një siguri politike e juridike.

Ai tha se megjithatë kjo situatë nuk do të lerë gjurmë të mëdha pasi sipas tij, importi, eksporti, eksporti i shërbimeve janë duke vazhduar e nuk janë ndalur.

“Çështja e hapur me Serbinë e kemi theksuar gjithë, se çështja e hapur më Serbinë është një pengesë, për arsye se ngritja e tensioneve gjatë tërë kohës në veri lenë një hapësire ose një mesash jo të mirë tekë investitorët e huaj që do të hezitojnë me ardh. Çdo investitor që vjen me investua në Kosovë e kërkon një siguri politike, juridike. Në këtë rast ngritja e tensioneve në veri të vendit mbyllja e rrugëve, sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it por tani edhe kjo ngjarja e fundit që ka ndodhur pa dyshim që një farë forme pak i shtyn me hezituar investitorët e huaj. Mirëpo në të përgjithshmen nuk do të ketë një gjurmë shumë të madhe për arsye se importi dhe eksporti do të vazhdojnë, eksporti i shërbimeve do të vazhdon nuk ka një ndalje dhe ne nuk e kemi asnjë problem me shet të tjera më përjashtim të Serbisë”, tha ai.

Ai tha se krizë ekonomike, duke marr për faktor ngjarjen e fundit që ka ndodhur në pjesën veriore, nuk do të ketë, sipas tij, janë sfidat e tjera me të cilat është duke u përballur ekonomia.

Sipas tij, tani për bizneset është sfiduese fuqia punëtore, siguria e energjisë elektrike dhe rreziku i rritjes se çmimit të saj gjatë dimrit.

Kryetari i OEK-ut tha se duke u bazuar në institucionet ndërkombëtare financiare, rritja ekonomike për këtë vit do të shkoj nga 3.5 maksimumi deri në 4 për qind.

“Krizë ekonomike, për të marr faktor kryesor ngjarjen e fundit që ka ndodhur në pjesën veriore nuk do të ketë, por janë sfidat tjera që do ti kishim edhe po të mos kishte ndodhur kjo ngjarja e fundit, me përjashtim të çështjes se hapur që e kemi. Për arsye se sfidë për biznesin tani është mungesa e fuqisë punëtore, sfide tani është se jemi duke hyrë në periudhën e dimrit dhe ende nuk e kemi një siguri që do të kemi energji elektrike, në qoftë se do të kemi energji elektrike a do të ketë rritje të çmimit siç e kishim vitin e kaluar. Më pas është çështja e inflacionit, inflacionin nuk po e krijojmë këtu por po e importojmë dhe në qoftë se rritet çmimi i gazit dhe çmimi i energjisë elektrike në Evropë ajo drejtpërdrejtë do të ketë ndikim edhe tekë ne”.

“Sa i përket rritjes ekonomike ne sillemi me institucionet ndërkombëtare financiare që shkojnë prej 3.5, 3.7, maksimumi që mundet me mbërri 4 nëse shkon situata siç jemi sot në variantin më të mirë”, tha ai për EO.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

Kurti “shliron” dorën, ofron poste qeveritare për komunitet jo shumicë
07/11/2026 - 02:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, nga drejtori i tij, Atdhe Hetemi, me ç’rast...

Më shumëDetails

Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burg
07/11/2026 - 02:44

Kreu i OVL- UÇK, Hysni Gucati, ka vizituar Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gucati ka thënë se është e vërtetë që Jakup Krasniqi ka refuzuar...

Më shumëDetails

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
06/11/2026 - 22:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thënë se edhe Prokuroria, edhe ZRRE-ja e kanë vërtetuar se ka pasur manipulime në çmime në...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK’së Ermal Sadiku i reagon Kryeprokurorit që i priti në zyrë familjen Dehari: S’je politikan, qytetarët janë të barabartë

Kapiteni i Algjerisë: Ishte e vështirë, luajtëm ndaj lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave
06/11/2026 - 22:36

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Ermal Sadiku, ka reaguar pas takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me familjen Dehari, duke kërkuar nga ai që të marrë përgjegjësi...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua

Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator
06/11/2026 - 22:27

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se në garën e ardhshme zgjedhore për kryetar të kësaj partie duhet të jetë edhe një kandidate grua,...

Më shumëDetails

Rriten çmimet e parkingut në Prishtinë?

Rriten çmimet e parkingut në Prishtinë?
06/11/2026 - 22:14

Një rregullore e re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të “Prishtina Parking” parasheh ndryshime të rëndësishme në mënyrën e menaxhimit të parkingjeve publike, tarifat për parkim, të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë