Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasadori i BE-së: Jemi të interesuar të përshpejtojmë një tranzicion të drejtë energjetik

27/10/2023 - 11:27
në Ekonomi
A A
Ambasadori i BE-së: Jemi të interesuar të përshpejtojmë një tranzicion të drejtë energjetik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nën organizimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është mbajtur punëtoria për gazetar të medieve të ndryshme në Kosovë me temën “Bëjeni realitet tranzicionin energjetik, bëni tranzicionin të drejtë — në Kosovë”, i cili për qëllim kishte ngritjen e kapaciteteve të gazetarëve për raportim të drejt për kalimin nga një energji e ndotjes në një energji më të pastër.

Nga të pranishmit u kërkua gjithëpërfshirja e individëve në këtë drejtim, pasi u theksua se ky tranzicion është një zgjidhje ekonomike më e përshtatshme dhe më e shëndetshme për gjithë shoqërinë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se përmes iniciativave të ndryshme janë të interesuar të përshpejtojnë një tranzicion të drejtë duke mos lënë asnjë regjion prapa.

Szunyog tha se qëllimi është të ndihmohet Ballkani Perëndimor që të planifikojë kalimin nga një energji e ndotjes në energji të pastër.

“Duhet të pranojmë që vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta, edhe për Evropën por edhe globalisht. Ngjarjet ekstreme të motit vazhdojnë të prekin jetesën në gjithë botën. Tani sapo jemi duke dalë nga kriza e COVID-19, filloi lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilat kanë krijuar një krizë të energjisë. Kriza e energjisë u bë më e madhe dhe duhet që të zgjidhet sa më shpejtë. Jemi të interesuar që të përshpejtojmë një tranzicion të drejtë duke mos lënë askënd dhe asnjë regjion prapa. Në themel të saj, tranzicioni ka të bëjë me njerëzit, kërkon dhe përpiqet të sigurojë që komunitetet të shohin benefitet e tranzicionit drejt një ekonomie me energji të pastër… Qëllimi ynë është të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor që të planifikojë kalimin nga një energji e ndotjes në energji të pastër. Jemi në dijeni që ka sfida që duhen të adresohen, dhe po ashtu ka veprime tilla që mund të minimizojnë efektet negative”, tha Szunyog.

Edhe përfaqësuesi nga Ministria e Ekonomisë, Lulzim Korenica tha se janë të përkushtuar për një energji të pastër dhe të drejtë.

“Bazuar në dokumentet strategjike në Kosovë, në dokumentin më të ri strategjik që është miratuar në muajin mars 2023, strategjia e energjisë e Republikës së Kosovës 2022/2031, aty synimet e saja shprehen si masat e dekarbonizmit që do të arrihen përmes përshtatshmërisë në objektivat klimatike për vitin 2030 bazuar në obligimet që kemi marrë nga komuniteti i energjisë për Evropën Juglindore si palë kontraktuese e rregullt është Kosova në këtë drejtim. Si palë kontraktuese kemi shkëmbyer të gjitha informatat me sektariatin e komitetit të energjisë dhe kanë njohuri se jemi të varur ekskluzivisht nga karburantet fosile të ngurta. Si institucion politik bërës kemi marrë përgjegjësi për politika efektive të energjisë ndaj klimës…Të gjitha këto veprime drejt tranzicionin të drejtë energjetik jemi duke u munduar t’i bartim gjatë hartimit të draftit final të dokumentit, plani kombëtar për energji dhe klimë. Duke parë proceset shprehim përkushtimin tonë që të jemi në një hap me zhvillimet e kohës duke koordinuar veprimet ne të gjitha nivelet e qeverisjes, qendrore dhe lokale”, u shpreh Korenica.

Menaxhere e përkohshme e degës në Projektin e Realitetit të Klimës, Gosia Rychlik, ka prezantuar krizën dhe ndikimin e klimës në ekonomi dhe në shëndetin e qytetarëve.

Sipas Rychlik, ky tranzicion për karburantet fosile është një zgjidhje ekonomike më e përshtatshme dhe më e shëndetshme për gjithë shoqërinë.

“Evropa duhet të udhëhiqej me marrëveshjen e Parisit dhe qëllimet e kësaj marrëveshje. Ky tranzicion për karburantet fosile dhe të kalojmë tek energjia e ripërtritshme është një zgjidhje ekonomikë më e përshtatshme dhe më e shëndetshme për shoqërinë tonë. Ne duhet të bashkëpunojmë së bashku për një tranzicion të drejtë. Është një degë e projektit të Evropës dhe ajo që ne besojmë që organizata duhet të angazhohet me komunitetin evropian dhe të bëjë fuqizimin e këtyre komuniteteve për një klimë më të përshtatshme, më të mirë, po ashtu të mbështesim në qëllimet ambicioze që kemi. Kemi rreth katër mijë pjesëmarrës, individ të pasionuar për ndryshimet pozitive në mjedis, andaj jemi të kënaqur që si organizatë të mbështesim…09:30 Vizioni ynë i përbashkët është që të kemi një zhvendosje sistematike në tranzicionin e drejtë drejt emisioneve zero, deri ka mesi i këtij shekulli, me hapa të mëdhenj në drejtim të qëllimit deri në vitin 2030. Misioni ynë është që të mobilizojmë komunitetet, individët duke ofruar veglat dhe njohuritë dhe mundësitë për një gjë të tillë, për të përshpejtuar tranzicionin në drejtim të një klime neutarle në të ardhmen dhe me drejtësi në përgjithësi”, deklaroi Rychlik.

Punëtoria u mbajt nga ekspert të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar ku vlen të veçohet Janez Kopac, ish-Ministër i Sllovenisë për Energjinë, njëherësh ish drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Ndryshe, gjatë punëtorisë është theksuar edhe nevoja për ngritjen e gazetarëve në këtë fushë.

JU REKOMANDOJMË

Happy Days në Neptun Zbritje deri në 60% vetëm më 17 shtator

Happy Days në Neptun Zbritje deri në 60% vetëm më 17 shtator
16/09/2026 - 13:39

Neptun Kosova sjell ofertën “Happy Days”, të enjten, më 17 shtator, me zbritje deri në 60% në një përzgjedhje të gjerë produktesh. Oferta vlen vetëm për një ditë...

Më shumëDetails

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin
12/09/2026 - 09:16

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje vjetore prej 7.3 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të...

Më shumëDetails

Së shpejti kompleksi më i ri nga “Ariani Company”, në një lokacion fantastik

Së shpejti kompleksi më i ri nga “Ariani Company”, në një lokacion fantastik
11/09/2026 - 18:52

Në një nga lokacionet më të veçanta dhe më atraktive të Vushtrrisë, në Rrugën “Dëshmorët e Kombit”, vargut të komplekseve të Ariani Company së shpejti do t’i shtohet...

Më shumëDetails

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro
10/09/2026 - 12:54

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 92 mijë e 150 lekë, ose rreth 1 mijë euro, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Në vlerën neto,...

Më shumëDetails

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin
10/09/2026 - 12:17

Kostoja e jetesës në Kosovë ka vazhduar të rritet gjatë muajit të kaluar. Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e...

Më shumëDetails

Fituesit e javës së katërt të WINFEST janë shpallur – Emona Center drejt finales së madhe më 18 shtator

Fituesit e javës së katërt të WINFEST janë shpallur – Emona Center drejt finales së madhe më 18 shtator
09/09/2026 - 15:58

WINFEST 2026 në Emona Center ka sjellë edhe fituesit e javës së katërt, duke e çuar në një tjetër nivel kampanjën e madheshpërblyese. Në këtë javë janë shpallur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë