Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Shqetësime të reja për stabilitetin në Kosovë”, Reuters: NATO po kërkon shtim të përhershëm të trupave

21/11/2023 - 10:14
në Kryesore, Lajme
A A
“Shqetësime të reja për stabilitetin në Kosovë”, Reuters: NATO po kërkon shtim të përhershëm të trupave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters ka shkruar për deklaratën e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha dje në Prishtinë se Aleanca po e shqyrton shtimin e përhershëm të pranisë ushtarake në Kosovë pas ngjarjeve të fundit.

NATO po kërkon një shtim më të përhershëm të numrit të trupave në Ballkanin Perëndimor për t’i mbajtur nën kontroll tensionet, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruan Reuters.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut dërgoi qindra forca shtesë në Kosovë nga Britania dhe Rumania pas një beteje mes policisë dhe serbëve të armatosur të strehuar në një manastir, duke e kthyer një fshat të qetë në veri të Kosovës në një zonë lufte më 24 shtator.

“Tani po shqyrtojmë nëse duhet të kemi një shtim të përhershme për të siguruar që kjo të mos dalë jashtë kontrollit dhe të krijojë një konflikt të ri të dhunshëm në Kosovë apo në rajon më gjerë”, iu tha Stoltenberg gazetarëve gjatë një vizite në Kosovë.

Përleshja me armë në shtator shkaktoi shqetësime të reja ndërkombëtare për stabilitetin në Kosovë, e cila ka një shumicë etnike shqiptare dhe shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008 pas një kryengritjeje guerile dhe një ndërhyrjeje të NATO-s në vitin 1999, shkruan Reuters.

Rreth 50,000 serbë që jetojnë në veri të Kosovës nuk i njohin institucionet e Prishtinës dhe e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre. Ata janë përplasur shpesh me policinë e Kosovës dhe paqeruajtësit ndërkombëtarë, por dhuna në shtator ishte më e keqja në vite.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 1999, përfshin mbi 4,500 trupa nga 27 vende.

JU REKOMANDOJMË

Zyrtare: Vjosa Osmani s’e ndal dorën, ia rrëmben VV-së edhe Albena Reshitajn

Zyrtare: Vjosa Osmani s’e ndal dorën, ia rrëmben VV-së edhe Albena Reshitajn
08/05/2026 - 14:31

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar bashkimin me Albena Reshitajn. Kjo e fundit, ka lënë VV-në dhe GUXO-n për Osmanin. Postimi: Një bashkëpunim i filluar më shumë se një...

Më shumëDetails

Bedri Hamza publikon Emailin: Më kontaktoni për listën për deputetë, Kosova ka nevojë për njerëz të mirë

Bedri Hamza premton mbështetje për sektorin privat: Deri në 30% do ta mbulojmë totalin e investimit
08/05/2026 - 14:26

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar Emailin në rrjete sociale. Ai ka theksuar se është i hapur për njerëz të rinjë në listën e PDK-së. Postimi: Kosova...

Më shumëDetails

Elezi: Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, janë pranuar 21,378 kërkesa, aprovuar 9,149, ndërsa 1,037 refuzuar

Elezi: Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, janë pranuar 21,378 kërkesa, aprovuar 9,149, ndërsa 1,037 refuzuar
08/05/2026 - 14:19

Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve...

Më shumëDetails

Shqipe Selimi nga Haga: Nuk ka shtyerje e as vonesë që na lodhë

Shqipe Selimi nga Haga: Nuk ka shtyerje e as vonesë që na lodhë
08/05/2026 - 14:09

Ish-deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, ka vizituar bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin, në Hagë. Ajo ka shkruar në rrjete sociale se nuk ka asnjë shtyrje apo vonesë që e lodhë....

Më shumëDetails

Rivarroset dëshmori Bekim Zenuni, Idrizi: Sakrifica e dëshmorëve do të mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë

Rivarroset dëshmori Bekim Zenuni, Idrizi: Sakrifica e dëshmorëve do të mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë
08/05/2026 - 14:00

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se sot është bërë rivarrimi i dëshmorit të kombit, Bekim Zenuni, në varrezat e dëshmorëve të kombit në Bletaj....

Më shumëDetails

Thaçi: Ka ardhur koha që zgjedhja e presidentit të bëhet drejtpërdrejt nga qytetarët

Thaçi: Ka ardhur koha që zgjedhja e presidentit të bëhet drejtpërdrejt nga qytetarët
08/05/2026 - 13:36

Ish-presidenti Hashim Thaçi në intervistën që kishte dhënë për moderatorin shqiptar, Blendi Fevziu, ishte pyetur edhe për çështjen e presidentit. Fevziu e ka publikuar këtë përgjigje, pasi fillimisht...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

    Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Emona Center hap pikën e saj më të re në Ferizaj (VIDEO)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ njofton për dy koalicione

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë