Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kontingjenti i 40-të i ushtarëve nga Kroacia arrijnë në Kosovë

21/11/2023 - 14:36
në Kryesore, Lajme
A A
Kontingjenti i 40-të i ushtarëve nga Kroacia arrijnë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Kroacisë Ivan Anushiq mori pjesë sot në dërgimin ceremonial të kontingjentit prej 40 ushtarëve kroatë që iu bashkuan misionit të KFOR-it në Kosovë.

Ceremonia e ardhjes së tyre u mbajt në kazermën e Brigadës së III Gardiste “Kune” në Gjakovë.

Anushiq tha se kjo ceremoni i zgjon kujtimet e ditëve të kaluara në ushtrinë kroate.

“Unë jam krenar për atë periudhë, ashtu siç jam krenar që jam sot para jush si zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes”, tha ai.

Komandanti i Togës së Parë të Motorizuar të Kompanisë 40 të Motorizuar HRVCON, toger i parë i KFOR-it, Ivan Soldo, për të cilin ky është udhëtimi i tij i parë në operacion, theksoi se e sheh këtë operacion si një mundësi për të fituar përvoja dhe njohuri të reja dhe shkëmbimin e tyre me aleatët.

“Është nder të jem pjesëmarrës në këtë kontingjent, të kryej detyrat e tyre dhe jam shumë krenar për familjen time, e cila është mbështetja më e madhe për mua në shërbimin ushtarak”, tha ai.

Disa shtete evropiane kanë rritur prezencën në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Mbretëria e Bashkuar ka dislokuar rreth 200 ushtarë për t’iu bashkuar kontingjentit britanik prej 400 trupash dhe Rumania ka dislokuar rreth 130 ushtarë në kuadër të KFOR-it pas përshkallëzimit të situatës në veri, përkatësisht pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po ashtu ka marrë vendim që të shtojë numrin e pjesëtarëve të ushtarëve të saj në KFOR. Në linjë me zhvillimet aktuale edhe Sllovenia ka rritur numrin e ushtarëve në misionin paqeruajtës të NATO-s. Aktualisht 90 ushtarë sllovenë janë në misionin e NATO-s në Kosovë, ndërsa numri pritet të rritet për të paktën 100.

Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë kanë marrë pjesë në operacionin për mbështetjen e paqes të KFOR-it në Republikën e Kosovës që nga 16 qershori 2009, bazuar në vendimin e Kuvendit të Kroacisë nga korriku 2008

Për vitin 2023 dhe 2024, është miratuar pjesëmarrja e deri në 160 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë me deri në dy helikopterë.

JU REKOMANDOJMË

“Jemi shndërruar në bashkësi të komunave”, Lulzim Peci alarmon për gjendjen institucionale në Kosovë

Peci i reagon Osmanit: Po të ishte zbatuar marrëveshja e Trump do të kishim gazin, hekurudhat…Qeveria Kurti e hodhi në shportë
09/08/2026 - 15:33

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci ka reaguar lidhur me situatën politike dhe institucionale në Kosovë, duke e cilësuar atë si shqetësuese dhe të papranueshme. Peci, përmes një reagimi...

Më shumëDetails

Tejkalime të rrezikshme/ Policia i “sakaton” me dënime dy shoferë

Policia njofton për mbi 100 aksidente gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar 2561 gjoba
09/08/2026 - 15:20

Policia ka ndëshkuar dy shoferë në Shtime për kundërvajtje të rënda në trafik, gjatë kontrolleve të shtuara për rritjen e sigurisë rrugore. Sipas Policisë, kontrollet janë zhvilluar në...

Më shumëDetails

Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare

Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
09/08/2026 - 14:58

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës. Të dhënat janë përditësuar të dielën, më 9...

Më shumëDetails

Largimi i flamurit të Ukrainës, Përparim Rama: Shteti i Kosovës duhet të respektohet

“Përparim Rama do të bëjë gjithçka për të penguar një koalicion LDK-VV”, thotë Demhasaj
09/08/2026 - 14:12

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas largimit të flamurit të Ukrainës nga objekti i një hoteli në qendër të kryeqytetit. Ky veprim ka ardhur pas deklaratave...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur – Policia e gjen rreth orës 04:00 dhe e kthen te familja

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
09/08/2026 - 14:03

Ka përfunduar kërkimi për një 15-vjeçare nga Rahoveci, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Sinjali mëson se bëhet...

Më shumëDetails

Deklarata e Zelenskyt në Beograd – largohet mbishkrimi “Free Ukraine” nga Prishtina

Deklarata e Zelenskyt në Beograd – largohet mbishkrimi “Free Ukraine” nga Prishtina
09/08/2026 - 13:46

Mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur në Prishtinë në shenjë solidariteti me Ukrainën është larguar pas deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës së tij në Beograd, ku...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për plagosjen që ndodhi mbrëmë, mesazh policisë: Nuk dorëzohem, kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem

    I dyshuari për plagosjen që ndodhi mbrëmë, mesazh policisë: Nuk dorëzohem, kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Bie pak çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë, caktohen çmimet tavan për sot e nesër

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bosch alarmon pas takimit Zelensky-Vuçiq: Ukraina po bëhet kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • “Vonesa” në aksidentin fatal në Prishtinë e revolton futbollistin: Mjekët i kaluan pranë, por nuk i ndihmuan

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë