Kritika e Zana Avdiut, autore e emisionit “Zanat”, ndaj futbollistit Granit Xhaka ishte ndër ngjarjet më të shënuara të vitit të kaluar në rrjetet sociale. Ajo u komentua gjerësisht, madje mori jehonë edhe në mediet ndërkombëtare.
Në emisionin e fundit të “Zanat”, ku u debatua mbi komentet negative, sharjet e fushatat linçuese në rrjete sociale, Avdiu pyeti si në shaka se “çfarë do thonin qytetarët nëse shfaqem me Granit Xhakën” në emision.
Gjatë debatit në emision, analistja Ana Kabashi ia shtroi po ashtu një pyetje Avdiut.
“Qysh nime ti e shave Xhakën?” – ishte pyetja e Kabashit që ngjalli goxha të qeshura në emision.
“Ti kapna live”, deklaron aktorja Flutura Gashi, e cila ishte e ftuar në emision.