Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ben Blushi: Kush e vrau Jezu Krishtin

06/01/2024 - 19:29
në Opinione
A A
Ben Blushi: Kush e vrau Jezu Krishtin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autori: Ben Blushi

Jezu Krishti duhet të jetë i vetmi njeri në histori që ndryshoi botën pa e patur në plan.

Ai lindi hebre jetoi si hebre dhe vdiq si hebre. Jezu Krishti nuk ishte dhe nuk donte të ishte i krishterë. Ai nuk e kishte emrin Krisht megjithëse është themeluesi i Krishtërimit.

Jezu Krishti kishte disa talente të cilat në kohën e tij ishin të rralla. Fliste rrjedhshëm, dinte të lexonte, ishte karizmatik dhe kishte aftësinë të mblidhte pasues të shumtë të cilët e ndoqën edhe pas vdekjes.

Në atë kohë njerëzit nuk mund të bëheshin as mbretër dhe as prijësa pasi këto funksione ose trashëgoheshin ose jepeshin nga romakët.

Nga të gjitha profesionet drejtuese vetëm njërin nuk ta jepnin dot romakët, por ta jepte populli : profesionin e profetit. Në këtë mënyrë Jezu Krishti u shpall profet dhe shkëlqeu mbi të gjithë profetët e tjerë para tij.

Por 2000 vjet më parë, që të ishe profet, duhet të bindje njerëzit se ishe i gatshëm të vdisje për ta. Megjithëse kishte frikë Jezu Krishti e kërkoi vdekjen me guxim dhe pa asnjë dilemë.

Por përpara se të vdiste ai dëshmoi se ishte shumë ambicioz. Ai ishte një djalë i ri, idealist i pakënaqur që donte të ndryshonte mënyrën se di drejtohej populli hebre.

Për këtë shkak hebrenjtë dhe romakët e vranë. Si një kërcënim.

Jezu Krishti ishte kërcënim për pushtetin politik dhe atë fetar. Ai ishte kërcënim në tokë dhe në qiell.

Pas vdekjes, jeta e tij ndryshoi totalisht. Ringjallja ishte mohimi i jetës së tij para vdekjes. Jezu Krishti u përdor për të krijuar një fe e cila në shumicën e rasteve që iu dhanë, bëri gjithçka që ai nuk e kishte dashur. Kjo fe vrau dhe persekutoi pak a shumë këdo, paganë, të krishterë, myslimanë, hebrenj, duke kërkuar dominim, pasuri dhe pushtet.

Nga një instrument dashurie, Krishtërimi u kthye në një instrument force. Në këtë mënyrë helmoi dhe fetë e tjera duke i udhëhequr në rrugën e ndarjes, dhunës dhe izolimit.

Krishtërimi është një fe për të cilën Jezu Krishti nuk ka menduar asnjë çast. Krishtërimi lindi nga vdekja e Jezu Krishtit dhe kjo është një arsye më shumë që ai nuk duhet të kishte vdekur.

Vdekja e tij la një zbrazëti që u mbush me urrejtje, kur jeta e tij ishte e mbushur me dashuri.

Megjithëse romakët janë direkt përgjegjës për vrasjen e tij, ata fajësuan hebrenjtë për atë vrasje. Kjo lojë fetare mes dy popujve është shkaku i të gjitha peripecive të hebrenjve në histori. Ata u akuzuan si tradhtarë të Krishtit dhe prandaj u persekutuan nga të krishterët vazhdimisht, shumë kohë përpara Hitlerit. Ky paragjykim për hebrenjtë vazhdon ende dhe sot quhet antisemitizëm.

Megjithatë përveç romakëve dhe hebrenjve në vdekjen e Jezu Krishtit ka marrë pjesë edhe një i tretë: Zoti.

Ndryshimi është se, nëse romakët dhe hebrenjtë fajësojnë njëri tjetrin për vdekjen, të krishterët nuk e fshehin pjesëmarrjen e Zotit në këtë krim. Edhe vetë Zoti nuk e fsheh. Ai e pranon se donte që Jezu Krishti të vdiste dhe kombinoi të gjitha rrethanat që vdekja e tij të ndodhte në mënyrën më mizore. Me vuajtje, me tortura dhe me shumë poshtërim.

Pyetja është se nëse romakët dhe hebrenjtë kishin arsye për ta vrarë Jezu Krishtin, çfarë arsye kishte Zoti që e vrau kur ai mund ta ndalonte këtë vrasje?

Të krishterët thonë se Zoti e vrau birin e tij për ti treguar botës se i do aq shumë njerëzit sa sakrifikon edhe birin e tij për dashurinë e tyre.

Kjo është paqartësia më e madhe e historisë dhe këtu të krishterët janë gjithmonë konfuzë. Sipas meje ata nuk dinë se ç’flasin. Përpiqen të justifikojnë një vrasje duke themeluar fenë e tyre mbi një të vdekur që u vra pa bërë asnjë mëkat.

Çështja është pse duhej ta vriste Zoti birin e tij?

Po sikur Zoti të kishte marrë një vendim tjetër? Pra në vend që ta sakrifikonte, ta linte Jezu Krishtin të gjallë duke i dhënë fuqi të bashkonte popujt, duke i bindur ata se ndjekja e të mirës që predikonte Jezu Krishti do i çonte në rrugën e paqes dhe lumturisë së përhershme, pa vrasje, pa mëkate dhe pa dhunë.

Imagjinoni sa e bukur do ishte bota sikur Jezu Krishti të ishte gjallë. Sikur ai të kishte jetuar 80 vjet apo 120 siç jetonin profetët zakonisht. Me siguri do ishte martuar dhe soji i tij i fisëm do vazhdonte të na drejtonte në udhën e mirësisë.

Meqë ai ishte medjehapur dhe modern, shkenca do përparonte më shpejt, kisha nuk do vriste shkencëtarët, gratë do ishin më të lira, fetë e tjera nuk do ishin kaq agresive, ndoshta fe të tjera nuk do kishte nevojë të kishte dhe bota mund të mos njihte asnjë luftë fetare mes të krishterëve muslimave dhe hebrenjve.

Nëse ai nuk do vritej, hebrenjtë dhe të krishterët nuk do ishin ndarë dhe myslimanët që e njohin Jezu Krishtin mund të mos kishin nevojë për profetë të tjerë.

Jetët e miliona njerëzve do ishin shpëtuar dhe barazia do kishte mbretëruar mbi botën tonë.

Jezu Krishti siç e tha vetë do ishte Mbreti i kësaj parajse.

Jezu Krishti do e kishte bashkuar botën i gjallë, çka nuk e bëri dot i vdekur.

Por Zoti nuk mendoi kështu. Ai zgjodhi rrugën tjetër dhe ajo që ndodhi më pas dihet. Bota jonë është më e pasur se 2000 vjet më parë por po aq e egër, makute dhe e ndarë në popuj që urrejnë njëri tjetrin.

Kush është i krishterë duhet ta pranojë se vdekja e Jezu Krishtit ishte një gabim i Zotit. Ishte një llogari e bërë keq pa marrë parasysh pasojat. Ishte një egoizëm i sëmurë. Mjafton kjo vrasje për të dyshuar realisht tek Zoti dhe qëllimet e tij.

Kush është i krishterë duhet të pranojë gjithashtu se ringjallja nuk ka funksionuar. Në fund të fundit pse duhej të ringjallej Jezu Krishti kur mund të mbetej gjallë ?

A nuk mendon çdo i krishterë se i gjallë Jezu Krishti do ishte më i mirë se i vdekur?

Unë them se po.

Prandaj mendoj se vrasja e Jezu Krishtit është një nga gabimet e shumta të Zotit. Ndoshta gabimi që rëndon më shumë. Ky është gabimi që devijoi historinë dhe e futi në një rrugë nga e cila nuk po dalim dot.

Janë këto arsye që më bëjnë të besoj se Jezu Krishti është njeriu më i abuzuar në histori. Atij ju vodh jeta nga hebrenjtë, ju vodh emri nga grekët, ju vodh vdekja nga të krishterët dhe ju ndërpre vepra nga Zoti.

Por në fund të fundit Jezu Krishti nuk ka asnjë faj.

Atë e vranë. Njerëzit në bashkëpunim me Zotin.

Por nëse, siç thotë ai vetë, njerëzve u falet sepse ata nuk dinë se ç’bëjnë, Zotit nuk i falet.

Zoti e dinte se ç’mund ti ndodhte botës pa Jezu Krishtin. Nëse nuk e dinte atëherë nuk është Zot.

JU REKOMANDOJMË

A po rrëshqet protesta në revolucion? – Refleksione gjysmë të sistemuara mbi Hormuzin, Zvërnecin dhe Trepçën

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
30/06/2026 - 10:50

Rama e tha para disa ditësh se do të dorëhiqet vetë nga pushteti ditën që Shqipëria bëhet anëtare e BE-së, sepse ky ka qenë misioni i tij në...

Më shumëDetails

Krenare Sogojeva Dërmaku: Nga sfidat te sukseset ndërkombëtare të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Krenare Sogojeva Dërmaku: Nga sfidat te sukseset ndërkombëtare të Agjencisë për Informim dhe Privatësi
29/06/2026 - 14:52

Shkruan: Krenare Sogojeva Dërmaku Gjatë këtyre viteve, mirëpritëm mbi 150 ekspertë evropianë si nikoqirë të dy punëtorive evropiane dhe dy konferencave rajonale në fushën e mbrojtjes së të...

Më shumëDetails

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën
25/06/2026 - 15:13

Opinion nga Ulsi Manja Raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë, paanshmërinë dhe standardet...

Më shumëDetails

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
22/06/2026 - 16:38

Ky debat rreth qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që vijnë në protestë është shumë hipokrit. Përpjekja e Edi Ramës për t’i distancuar ata...

Më shumëDetails

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Si mund ta ripërcaktojë energjia rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
20/06/2026 - 15:47

Shkruan: Agon Maliqi Që nga momenti kur administrata Trump mori detyrën në janar të 2025-ës, vëzhguesit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë kanë pyetur veten nëse politika e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Dallavere me çmime të naftës në kohë krize: Shteti e dërgon në gjykatë “Benita Corporation” të Nexhat Kalludrës

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dallavere me çmimet e naftës: Lab Oil i Raif Gashit përfundon në gjykatë (Dokument)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë