Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kreu i Bordit të ZRRE-së: Elektroseveri po i zbaton ligjet e Kosovës

13/04/2024 - 17:46
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Kreu i Bordit të ZRRE-së: Elektroseveri po i zbaton ligjet e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Kosovë nuk ka ende informacione se nga cilët operatorë furnizohet Elektroseveri për shpërndarjen e energjisë elektrike në veri të Kosovës, thotë Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRRE-së, për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, kjo kompani, e cila është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS, është duke i respektuar ligjet e Kosovës, thekson ai.

Nga qershori i vitit 2022, Elektroseveri ka marrë licencën nga ZRRE-ja për furnizimin me energji elektrike të katër komunave me shumicë serbe në veri – Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok – dhe për faturimin e qytetarëve atje.

Këta të fundit, që nga paslufta, nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar. Për një kohë, ajo u është faturuar qytetarëve të pjesëve të tjera të Kosovës, e pastaj institucioneve.

Elektroseveri ka filluar shpërndarjen e faturave në veri nga fundi i shkurtit.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Fejzullahu, kompania Elektrosever ka filluar tashmë operimin në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. A keni informata se nga cilët operatorë energjetikë furnizohet kjo kompani?

Ymer Fejzullahu: Siç e dini, Elektroseveri është licencuar nga ana e ZRRE-së si furnizues komercial dhe, si i tillë, ka të drejtë t’i furnizojë këta konsumatorë përmes çmimeve të tregut me shumicë.

Meqenëse është i derregulluar, kudo që e gjen energjinë ekonomikisht më të favorshme, ai ka të drejtë ta blejë sasinë e nevojshme dhe t’i furnizojë konsumatorët me çmime të parregulluara.

Për momentin, nuk e di ende se ku furnizohet me shumicë.

Mirëpo, duhet theksuar se Elektroseveri e ka obligim që t’i paguajë tarifat e shfrytëzimit të rrjetit për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës, (KOSTT), dhe për Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).

Ndërsa, tarifat me pakicë që i paguajnë konsumatorët, ai [Elektroseveri], sipas licencës, ka të drejtë t’i përcaktojë me çmime të tregut, apo të propozojë çmime që konsideron se janë të arsyeshme.

Por, siç e kemi theksuar edhe në licencë, në rast se kemi çrregullim të tregut të energjisë, ZRRE-ja e ka për obligim të reagojë.

Radio Evropa e Lirë: Do të thotë, ZRRE-ja nuk i përcakton tarifat e energjisë elektrike për kompaninë Elektrosever, sikurse për operatorët tjerë energjetikë në Kosovë?

Ymer Fejzullahu: ZRRE-ja edhe për konsumatorët e veriut i ka përcaktuar tarifat. Ata konsumatorë kanë të drejtë të furnizohen përmes KESCO-s.

Por, ata që furnizohen përmes Elektroseverit, furnizohen me çmime të tregut dhe nuk janë të përcaktuara nga ana e ZRRE-së.

Të gjithë konsumatorët në Kosovë, shtëpiakë dhe bizneset – që kanë më pak se 10 milionë euro qarkullim dhe më pak se 50 punëtorë – kanë të drejtë të furnizohen me tarifa të rregulluara nga ana e ZRRE-së; në këtë rast kanë të drejtë të furnizohen me tarifa që janë të përcaktuara për KESCO-n.

Sa për informacion, tarifat e propozuara nga Elektroseveri janë pothuajse të përafërta me tarifat e përcaktuara nga ZRRE-ja, edhe si strukturë, edhe si çmim.

Elektroseveri edhe në katër komunat [me shumicë serbe në veri] ka propozuar tarifën me blloqe për konsumatorët shtëpiakë, siç e kemi vendosur edhe ne për pjesën tjetër të konsumatorëve.

Radio Evropa e Lirë: Sa është numri i konsumatorëve që kanë nënshkruar kontrata për njehsorë rryme në katër komunat në veri?

Ymer Fejzullahu: Sipas informatave të para një jave, deri 25% e konsumatorëve kanë pranuar të nënshkruajnë kontrata [me Elektroseverin]. Kjo përqindje ndryshon çdo ditë, pasi kemi kërkesa të reja për nënshkrim të kontratave.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndonjë hezitim te qytetarët për të nënshkruar kontratë, rrjedhimisht për të paguar për energjinë e shpenzuar?

Ymer Fejzullahu: Është e vërtetë se shumë konsumatorë janë duke hezituar, por mendoj se trendi është i kënaqshëm.

Duke pasur parasysh që ata nuk kanë paguar që nga paslufta për energjinë elektrike, është një trend pozitiv, dhe shpresoj që brenda një periudhe të shkurtër, edhe konsumatorë të tjerë të nënshkruajnë kontrata me Elektroseverin.

Radio Evropa e Lirë: Është ende një periudhë e shkurtër e operimit të Elektroseverit në veri të Kosovës, por, gjatë kësaj kohe, a janë respektuar ligjet e Kosovës, ashtu siç parasheh licenca e lëshuar nga institucioni që udhëhiqni ju?

Ymer Fejzullahu: Deri më tash, Elektroseveri i ka nënshkruar të gjitha kontratat sipas legjislacionit në fuqi me KOSTT-in dhe KEDS-in. Përafërsisht janë tri-katër kontrata me KOSTT-in dhe dy marrëveshje me KEDS-in dhe ato i ka respektuar.

E ka dorëzuar për rishikim në ZRRE edhe draft-kontratën që lidhet me konsumatorët. Ne e kemi dhënë një lloj pëlqimi, konfirmimi, se kjo kontratë i përmban të gjitha dispozitat sipas legjislacionit në fuqi. Nuk e kemi obligim aprovimin e kontratave me furnizues komercialë, mirëpo e monitorojmë se a u përmbahet të gjitha dispozitave sipas legjislacionit në fuqi.

Radio Evropa e Lirë: Thatë më herët se ZRRE-ja do të reagojë nëse, eventualisht, ka çrregullim të tregut. Si mund të çrregullohet tregu energjetik?

Ymer Fejzullahu: Realisht, ato janë detaje, por ne e dimë që ka mundësi që të ketë shtrembërim të tregut, në qoftë se ai [Elektroseveri] ofron energji me tarifa të larta, por edhe me çmime shumë të ulëta.

Meqenëse është faza fillestare e operimit të tij, ZRRE-ja është duke i marrë të dhënat nga terreni, por, sipas informatave të deritashme, nuk ka indikacione [për çrregullim tregu].

Radio Evropa e Lirë: Në bazë të licencës së lëshuar nga ZRRE-ja, Elektroseveri është përgjegjës për mbrojtjen e konsumatorëve, duke bërë adresimin e ankesave të mundshme, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. A është rregulluar kjo çështje?

Ymer Fejzullahu: Sa i përket numrit të punëtorëve dhe çështjeve të tjera, ato ende nuk janë të finalizuara. Ai [Elektroseveri] është duke punuar në atë drejtim, por edhe në çështjet që kanë të bëjnë me ankesat e konsumatorëve.

Në rast se konsumatorët e katër komunave nuk marrin përgjigje nga ana e Elektroseverit pas ankesave të tyre, ata duhet t’i drejtohen ZRRE-së. Mirëpo, duhet të bëhet e qartë: vetëm konsumatorët që kanë nënshkruar kontratë.

Së pari duhet të nënshkruajnë kontratë me Elektroseverin, e pastaj lind e drejta për t’u ankuar në ZRRE.

Edhe në rast se kanë ndonjë ankesë lidhur me kontratën e propozuar, ata duhet t’i drejtohen ZRRE-së, meqenëse ZRRE-ja e ka Departamentin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe do t’i trajtojë të gjitha çështjet sipas legjislacionit në fuqi./Radio Evropa e Lirë/

JU REKOMANDOJMË

Bosch alarmon pas takimit Zelensky-Vuçiq: Ukraina po bëhet kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin

Ish-ambasadori holandez në përkrahje të protestës: UÇK-ja ishin këmbët tona në terren, Specialja nuk është dashur të themelohej
08/08/2026 - 17:07

DEKSONLINEE Shtunë, 08 Gusht 2026 16:31 Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd dhe takimin e...

Më shumëDetails

“Vonesa” në aksidentin fatal në Prishtinë e revolton futbollistin: Mjekët i kaluan pranë, por nuk i ndihmuan

“Vonesa” në aksidentin fatal në Prishtinë e revolton futbollistin: Mjekët i kaluan pranë, por nuk i ndihmuan
08/08/2026 - 16:59

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi sot në rrugën “Shkupi” në Prishtinë. Në lidhje...

Më shumëDetails

Lladrovci: Sjellja normale në situatë jonormale është “non sens”

Lladrovci: Sjellja normale në situatë jonormale është “non sens”
08/08/2026 - 16:47

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar së fundmi në Kuvendin e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka thënë...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu komenton gjuajtjen me vezë nga Time Kadriaj: Le të vazhdojë

Albulena Haxhiu komenton gjuajtjen me vezë nga Time Kadriaj: Le të vazhdojë
08/08/2026 - 16:22

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka komentuar zhvillimet në seancën konstituive, deputetja e Aleancës Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti....

Më shumëDetails

‘Pamje të tij si ushtar më 1999″, Nol Nushi ironizon me foton e Kurtit ku shihet duke u mbrojtur nga vezët

‘Pamje të tij si ushtar më 1999″, Nol Nushi ironizon me foton e Kurtit ku shihet duke u mbrojtur nga vezët
08/08/2026 - 16:17

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, është tallur me kreun e LVV-së, Albin Kurtin, pas incidentit në Kuvend, ku ky i fundit u qëllua me vezë nga deputetja e...

Më shumëDetails

Përparim Rama i reagon Kurtit: Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë që institucionet të përdoren për kalkulime politike

Përparim Rama i reagon Kurtit: Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë që institucionet të përdoren për kalkulime politike
08/08/2026 - 16:12

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se Kosova s’është pronë e Albin Kurtit dhe se Kushtetuta...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Policia në veri zbulon armë e eksploziv në banesën e pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës dhe pajisje ushtarake në një kanal afër stacionit policor

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gruda paralajmëron ndryshime te PDK-ja: Prej nesër do të ndërtojmë një strategji të re

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kurti i shkruan Hamzës, ia ofron PDK-së këtë pozitë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Blerim Isufaj në terren, Policia publikon pamjet nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë