Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tre të rinj i çuan brenda, 11 autobusë me rreth 600 udhëtarë janë të bllokuar – kosovari tregon për situatën në kufirin Serbi-Kroaci

17/04/2024 - 09:33
në Lajme
A A
Tre të rinj i çuan brenda, 11 autobusë me rreth 600 udhëtarë janë të bllokuar – kosovari tregon për situatën në kufirin Serbi-Kroaci
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Shoferi i njërit prej autobusëve që është bllokuar në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë ka treguar për Gazetën Express për situatën atje.

Ai tha se aktualisht të bllokuar janë 11 autobusë me rreth 600 mijë udhëtar.

Kosovari që deshi të mbetet anonim për shkak të sigurisë, tha që pala serbe ua ka marrë mbrëmë dokumentet si zakonisht mbrëmë në mesnatë dhe se të njëjtët nuk ua ka kthyer ende.

“Absolutisht hiç. Veç na i kanë marrë dokumentet. I kanë skanuar sikur herët e tjera dhe si kanë kthyer më mbrapa. Na kanë thënë parkoni atje para mjetet. Prej orës 12 mbrëmë në mesnatë nuk na i kanë kthyer ato”, tha ai kur u pyet se a kanë marrë sqarime për mbajtjen e dokumenteve të tyre nga policia serbe.

Qytetari që po pret në kufi, tha se ka qenë dëshmitarë kur tre udhëtarë të njërës prej kompanive të autobusëve janë marrë dhe janë dërguar brenda.

“Prej kompanisë Zhitia Raisen, i morën tre udhëtarë, tre djem të rinj dhe i çun atje brenda. I banën rreth dhe i futën brenda aty. Janë bllokuar 11 autobusë, përafërsisht janë 600 qytetarë”, tha tutje ai.

Për këto deklarata ai dërgoi tek Gazeta Express edhe një video nga vendi i ngjarjes.

Për këtë ngjarje sot është deklaruar edhe sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli. Ai tha se nga mesnata Serbia po i mban të bllokuar mbi 300 qytetarë të Kosovës në kufirin e saj me Kroacinë.

Haxholli tha se kjo po ndodh “në hakmarrje dhe nervozizëm absurd” nga votimi i mbrëmshëm në Asamblenë Parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarsimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Shpjegimi nga autoritetet serbe, siç thotë Haxholli, është se për këtë ka urdhëruar Beogradi.

“Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, shkroi ai.

Haxholli thotë se po planifikon të niset personalisht drejt pikëkalimit kufitar ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë ku po mbahen të bllokuar udhëtarët kosovarë.

“Duke qenë që Zyra Ndërlidhëse serbe nuk po komunikon me Zyrën tonë, siç ndodhi edhe këtë mëngjes, kam kërkuar dhe jam në pritje të përcjelljës së afërt, që të udhëtoj drejt pikëkalimit Batrovci, për t’ju gjetur pranë bashkëqytetarëve tanë dhe në shenjë proteste ndaj këtij zhvillimi”, shkroi Haxholli.

JU REKOMANDOJMË

Vonohet seanca e kuvendit, deputetët ende nuk janë mbledhur në sallë

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
28/09/2026 - 11:45

Kanë kaluar rreth 30 minuta nga koha kur ishte paraparë të niste seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, por ajo ende nuk ka filluar. Jo të gjithë deputetët...

Më shumëDetails

Kadrijaj: Në Aleancë jemi të gatshëm edhe për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Kadrijaj: Për shkak të Kurtit jemi vendi me më pak perspektivë në Ballkan
28/09/2026 - 11:39

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj tha se ajo dhe bashkëpartiakët e saj në Kuvend do ta votonin edhe zhbërjen e Gjykatës Speciale. Kadrijaj kërkoi që nisma e PDK-së...

Më shumëDetails

Haradinaj: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, kuvendi t’i bashkohet zërit të qytetarëve

Haradinaj: Ndërhyrja në procedurën e votimit për nënkryetarin serb – jokushtetuese, kritika edhe Abdixhikut
28/09/2026 - 11:16

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pak para nisjes së seancës së kuvendit, ku pritet të votohet deklarata e përbashkët kundër vendimit të Hagës. Haradinaj tha se...

Më shumëDetails

Mblidhet Kuvendi, në rend dite deklarata për Aktgjykimin e Speciales

Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve
28/09/2026 - 11:07

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, ku në rend dite është miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës,...

Më shumëDetails

Hamza deklarohet për takimin e së dielës me Kurtin

Hamza deklarohet për takimin e së dielës me Kurtin
28/09/2026 - 10:55

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar për takimin e së dielës me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Para nisjes së seancës plenare, Hamza tha se gjatë takimit...

Më shumëDetails

Nisma e PDK’së për Gjykatën Speciale, deklarohet Fatos Geci

Nisma e PDK’së për Gjykatën Speciale, deklarohet Fatos Geci
28/09/2026 - 10:46

Pak para se të nisë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për miratimin e deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë